Mobi Casa

Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa sipas Donika Gërvallës, ato kanë rëndësi jo vetëm për familjet përfituese, por edhe për ekonominë e vendit.

Mërgimtarët kanë dërguar 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, vlera e remitancave është rritur për 5.7 për qind, transmeton albinfo.ch.

Të dhënat për remitancat për muajin qershor 2026 janë të publikuara edhe në seritë kohore të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), e cila publikon të dhënat për remitancat sipas kanaleve dhe vendeve të origjinës. (BQK⁠)

Shifrën prej 692 milionë eurosh e ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, përmes një postimi në Facebook.

Sipas saj, kjo shumë përfaqëson më shumë sesa një kontribut ekonomik, duke e cilësuar atë si dëshmi të lidhjes së vazhdueshme të mërgatës me Kosovën.

UBT

“Për vite me radhë, nga çdo cep i Evropës dhe përtej Atlantikut, mërgata është pranë Kosovës. Me punën e saj, me sakrificën e saj dhe me kontributin e saj”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo ka theksuar se remitancat luajnë rol në mirëqenien e familjeve, konsum, kursime dhe investime, si dhe në stabilitetin ekonomik e financiar të vendit.

Sipas Gërvallës, gjatë dekadës së fundit remitancat kanë përbërë mesatarisht rreth 12 deri në 14 për qind të Bruto Prodhimit Vendor të Kosovës.

“Një shifër që tregon shumë më tepër se një kontribut ekonomik. Tregon pikërisht lidhjen e pandashme që nuk e kanë këputur as mijëra kilometra largësi”, ka shkruar ajo.

Në fund, Gërvalla ka shprehur mirënjohje për mërgatën për kontributin e saj ndër vite dhe për vazhdimin e mbështetjes ndaj Kosovës./Albinfo.ch

https://www.albinfo.at/mergimtaret-derguan-692-milione-euro-ne-kosove-gjate-gjashte-muajve-te-pare-te-2026-s/
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.