GRANDEMALL

Vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrugës në fshatin Kokaj, e cila lidh Preshevën dhe fshatrat shqiptare përtej kufirit

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Gjilan – Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrugës në fshatin Kokaj, e cila lidh fshatrat në brezin kufitar të Komunës së Gjilanit me ato të Komunës së Preshevës.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimin, kanë parë nga afër punimet në këtë rrugë me gjatësi mbi 3 kilometra, vlera e të cilit është mbi gjysmë milionë euro.

Alban Hyseni, tha se në Kokaj po ndërtojnë një nga rrugët më të rëndësishme për zonën.
Sipas tij pas një pauze për shkak të motit, punimet kanë rifilluar dhe po ecin me ritëm shumë të mirë.

FIDANISHTJA

I pari i komunës, tha se rruga e re ka 3.260 metra gjatësi, 5.5 metra asfalt dhe hapësira shtesë përtej tij.

Vlera e projektit: 569.000 euro.
“Kjo rrugë do të jetë jo vetëm ndër më të bukurat që kemi ndërtuar, por edhe një lidhje e rëndësishme me Preshevën dhe fshatrat shqiptare përtej kufirit”, tha Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.