“Vatra” kërkon të rritet Kuota e pranimit për studentët nga Kosova Lindore

Gjilan – Ne si forum rinorë i “Vatrës” kërkojmë nga institucionet relevante të arsimit të Kosovës që të rrisin kuotën e pranimit për studentët nga Kosova Lindore në Universitetet e Kosovës e në veçanti në atë të Gjilanit e meqenëse se Gjilani, është qyteti më i afërt me Kosovën Lindore duhet të ketë një kuotë me te madhe për pranimin e studenteve nga Kosova Lindore , në këtë mënyrë do t’i ndihmojë studentët me gjendje të rënde ekonomike.
Dihet se tani jemi në muajin qershor dhe jemi pranë hapjes së afateve të reja për pranimin e studentëve në Universitetin e Kosovës.
Hapja e Universitetit të Gjilanit, që po proklamohet se do hapet këtë vit do t’ia lehtësojë vijimin e shkollimit shumë studentëve të komunave të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës dhe do të funksionojë jo vetëm si institucion universitar, por edhe si institucion që do të mbajë të inkuadruar në shoqërinë shqiptare edhe shumë të rinjtë të këtyre komunave duke i bërë të ndihen mirë dhe të mos e vërejnë aq shumë lënien e tyre në harresë nga faktori shqiptar.
Ne si forum rinorë i “Vatrës” kërkojmë nga institucionet relevante të arsimit të Kosovës që të rrisin kuotën e pranimit për studentët nga Kosova Lindore në Universitetet e Kosovës e në veçanti në atë të Gjilanit e meqenëse se Gjilani, është qyteti më i afërt me Kosovën Lindore duhet të ketë një kuotë me te madhe për pranimin e studenteve nga Kosova Lindore , në këtë mënyrë do t’i ndihmojë studentët me gjendje të rënde ekonomike.
Kërkesat për shkollim në Gjilan nga maturantët e Kosovës Lindore janë të mëdha pasi që për t’u shkolluar është kosto shumë më e ulët në Gjilan se të shkollohen në Tiranë, Prishtinë e Tetovë, prandaj është e rëndësishme për të gjithë ne të bëhet rritja e kuotave për studentët nga Kosova Lindore thuhet në reagimin e Forumit Rinor të Vatrës. /rajonipress/