UBT

“Ura e vdekjes” nuk e shqetëson qeverisjen komunale, banorët e shohin të rrezikshme situatën e tanishme

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Dobërçani dhe qytetarët e saj meritojnë një trajtim më dinjitoz dhe ndërtimi i kësaj ure do të ishte vetëm një kontribut i vogël ndaj ç`asjes së tyre që kanë për vendlindjen e vet dhe në përgjithësi përkushtimit të tyre për shtetin e vet ka thënë Sadat Salihu nga LVV.

E njohur si “Ura e vdekjes”, kalimi nëpër të tashmë është bërë i pamundur. Ata që e kalojnë cdo ditë këtë urë e lusin zoti të mos jenë viktima sepse ura nuk e plotëson asnjë kriter për të qen e qarkullueshme.

Sadat Salihu nga LVV pika në Dobëraqn e ka bërë edhe njëherë problematike këtë gjendje e cila rrezikon seriozisht jetën e atyre banorëve dhe kalimtarëve që lëvizin aty pari.

Reagimi i Sadat Salihut

Të drejtat qytetare nuk do duhej reduktuar dhe kufizuar në përkatësinë ekskluzive partiake rrjedhimisht edhe participimi në shërbimet inkluzive komunale e shtetërore nuk do duhej vrojtuar nga mbështetja e imponuar dhe përkrahja e kushtëzuar politike.
Për shkak se jetojmë dhe punojmë në një kontekst të caktuar, kjo nuk nënkupton që si lokalitet duhet të privohemi nga përkujdesi i barabartë qytetar dhe kjo nuk nënkupton që si komunitet duhet të përjashtohemi nga resurset e përbashkëta shtetërore.
Dobërçani si fshat është një lokalitet i veçantë i komunës sonë që shquhet për veçori të jashtëzakonshme vetorganizimi. Në ruajtjen dhe zhvillimin e mjedisit hapësinor, në kultivimin e ambientit dhe rregullimin e infrastrukturës së fshatit, për vullnetarizmin qytetar dhe për vetëkontribute e iniciativa të pandërprera me qëllim të përmirësimit të jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të këtij fshati që falë angazhimit të përbashkët pa dallime partiake apo etnike është shndërruar në një qytezë të vërtetë dhe shembull për tërë Kosovën.

UBT

Por Dobërçani në anën tjetër, është anashkaluar nga interesimi i pushtetit komunal dhe po mohohet nga investimet kapitale komunale.

Përveç rrugës rajonale në drejtim të pikës kufitare të Dheut të bardhë që përshkon Dobërçanin, ekziston edhe një rrugë e rëndësishme që lidh Dobërçanin me pikën tjetër kufitare të Dobrosinit që gjithashtu ka në afërsi edhe fshatin Stublinë. Nga kjo rrugë mund të vazhdohet edhe në drejtim të Pogragjës dhe disa fshatrave tjera.

Pikëtakim i kësaj rruge të pa asfaltuar dhe tejet të dëmtuar është “URA e MORAVËS” që në momentin aktual është në një gjendje të vështirë dhe paraqet rrezik permanent për banorët e kësaj ane të ilustruar edhe përmes fotografive që do i bashkangjesim kësaj kërkese. Kjo urë përveç rëndësisë së jashtëzakonshme komunikuese, mundësisë së mëtejme të zgjerimit të perspektivave zhvillimore, ka edhe një histori të dhimbshme tragjike pikërisht nga moskujdesi institucional. Në një periudhë jo të largët kohore si pasojë e dëmtimit të kësaj ure janë fundosur me makinë dhe kanë gjetur vdekjen 5 anëtarë të familjes Qerimi. Shqetësimet e banorëve vazhdojnë të jenë preokupim i tyre edhe sot e kësaj dite edhe përkundër premtimeve boshe të kryetarit Haziri dhe pushtetit aktual përgjatë fushatave elektorale zgjedhore paraprake.

Pyetja ime për kryetarin Haziri dhe drejtorin e DSHP konsiston në atë që:
• A është në dijeni qeverisja komunale për shkallën e lartë të rrezikshmërisë së kësaj ure dhe gjendjen aktuale të saj.
• A ka në plan qeveria lokale ndërtimin e kësaj ure dhe evitimin përfundimtar të rrezikut për banorët që frekuentojnë këtë rrugë e në të njëjtën kohë hapjen e horizonteve të reja zhvillimore dhe komunikuese.
Dobërçani dhe qytetarët e saj meritojnë një trajtim më dinjitoz dhe ndërtimi i kësaj ure do të ishte vetëm një kontribut i vogël ndaj çasjes së tyre që kanë për vendlindjen e vet dhe në përgjithësi përkushtimit të tyre për shtetin e vet./rajonipress/