Fundamenti

32 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë në Gjilan gjatë aksionit ROADPOL

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka intensifikuar kontrollet në trafik në kuadër të planit operativ ROADPOL, me fokus të veçantë në përdorimin e rripit të sigurisë nga pjesëmarrësit në komunikacion.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit zyrtarët policorë kanë shqiptuar gjithsej 32 gjoba ndaj drejtuesve dhe pasagjerëve të automjeteve që nuk kanë përdorur rripin e sigurisë gjatë lëvizjes.

Policia rikujton se, bazuar në Ligjin për rregullat në trafikun rrugor, në automjetet për udhëtarë dhe në mjetet transportuese shoferi dhe të gjithë personat që gjenden në mjet janë të obliguar të përdorin rripin e sigurisë. Përdorimi i tij konsiderohet një nga masat më të rëndësishme për mbrojtjen e jetës, pasi në rast përplasjeje pengon që personi të hidhet nga automjeti dhe ul ndjeshëm pasojat e mundshme.

HW

Gjithashtu, autoritetet theksojnë se në rast se një person i mitur që transportohet në automjet nuk e përdor rripin e sigurisë, përgjegjësia bie mbi shoferin, i cili dënohet me 200 euro gjobë, ndalim të drejtimit të mjetit për tre muaj dhe dy pikë negative.

Ndërkaq, për mosvendosjen e rripit të sigurisë nga personat që gjenden në automjet gjatë lëvizjes parashihet gjobë prej 150 euro.

Policia e Gjilanit ka bërë të ditur se kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në kuadër të operacionit ROADPOL, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve në rrugë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.