GRANDEMALL

“Ura e vdekjes”, ndërtohet e re, punimet kryhen brenda dy muajve

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – E njohur si “Ura e vdekjes”, që lidhë Dobërqanin me Pograxhën, Stublinën, Bilinicën, Kokajt e Ranillugun me pjesën tjetër të botës tashmë do të ndërtohet e re. Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Gjilanit janë bashkë investitor kurse punimet pritet të kryhen brenda dy muajve. Kompania “Bejta Comerc” është zotuar se punët do të kryhen në afatin e paraparë kohor.

“Ura e vdekjes” ka qëndruar një kohë të gjatë në këtë gjendje të mjerueshme. Është quajtur ura e vdekjes sepse në periudha të ndryshme kohore janë mbytur disa persona.

Basri Kqiku nga kompania “Bejta Comerc” tha për rajonipress se kjo kompani është fituese e tenderit në vlerë të 227 mijë eurove.

Ndërkohë është shpallur edhe fituesi për rrugën Dobërqan – Stublinë ku përfitues sërish është “Bejta Comerc” , por për shkak të ankesave lënda është kthyer në rishqyrtim.

FIDANISHTJA

Ndërtimit të urës padyshim që i janë gëzuar dhe i gëzohen banorët e Dobërqanit të cilët pjesën më të madhe të tokave e kanë pikërisht andej urës kah pjesa e Stublinës, kurse për banorët e Stublinës dhe të Dobrosinit kjo urë dhe rrugë e lehtëson shumë qarkullimin dhe lëvizjen e lirë.

Lutfi Haziri i është gëzuar këtij lajmi për ndërtimin e urës së re.”Vërtet jam i lumtur që po fillojnë punimet në atë pjesë sepse këto investime janë strategjike dhe ndihmojnë shumë banorët për të kryer punët e tyre të përditshme dhe ne si komunë jemi kujdesur që këto investime të ndodhin, tha Haziri.

Kurse Rexhep Kadriu thotë se ka punuar gjatë që këto projekte të ndodhin dhe të realizohen në këto fshatra të brezit kufitar.”Unë jam kujdesur personalisht sepse i di nevojat dhe hallet e banorëve të Stublinës, Dobrosinit, Pograxhës, Llovcës, Kokajve e Bilinicës. E di mirë gjithashtu që këto rrugë e sidomos ura janë jetike për shumë banorë të Dobërqanit. Ministria e Infrastrukturës me kohë i ka siguruar mjetet dhe unë pres që edhe rrugët Dobërqan – Stublinë dhe Dobërqan – Pograxhë të kryhen sa më shpejt procedurat e tenderimit, në mënyrë që të zihet hapi për të filluar punimet dhe për t`i përfunduar ato me kohën e paraparë” tha Kadriu.

Ndryshe kjo urë lidh fshatrat kufitare me Gjilanin, Kamenicën dhe Bujanocin. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.