Rashiti i PDK-së ka një porosi për Alban Hysnein: Marre nuk është me dhënë dorëheqje, marre është me u koritë krejt deri në fund të mandatit
Gjilan – Mirë është kryetari komunës me dhënë dorëheqje, sepse e ka dëshmuar që është i paaftë me udhëheq komunën e Gjilanit. Kuvendi Komunal aktualisht nuk është pengesë e ekzekutivit, por e kundërta. Për hir të qytetarëve të Gjilanit, do të bënte hapin e duhur sikur të jepte dorëheqje ditë e më parë tha për rajonipress Riad Rashiti kryetar i PDK-së në Gjilan.
“Mirë është kryetari komunës me dhënë dorëheqje dhe Gjilani me shku në zgjedhje të jashtëzakonshme, në mënyrë që të zhbllokohet funksionimi i institucioneve në komunën e Gjilanit. Aktualisht të gjithë sektorët qeverisës janë të bllokuar dhe nuk punohet në asnjë projekt serioz, si pasojë dhjetëra miliona euro buxhet i komunës nuk po shpenzohet. Prandaj ky kryetar komune e ka dëshmuar që është i paaftë me udhëheq me Gjilanin dhe po i bënë dëme të mëdha qytetit tonë” ka nënvizuar Rashiti.
Rashiti mendon se për hir të qytetarëve të Gjilanit, do të bënte hapin e duhur sikur të jepte dorëheqje ditë e më parë.
“Marre nuk është me dhënë dorëheqje, marre është me u koritë krejt deri në fund të mandatit” tha Rashiti./rajonipress/