ARKATANA

Paralajmëron “Hidromorava”: Kujdes, vjedhja e shërbimeve të ujësjellësit është vepër penale

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Gjatë inspektimit në fshatin Pasjan, ekipet tona kontrolluese kanë hasur në konsumatorë të pandërgjegjshëm që keqpërdorin shërbimet e ujësjellësit thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

Të gjitha rastet e keqpërdorimit, si:
Lidhje ilegale,
Largim i ujëmatësit pa lejen e Ofruesit të Shërbimeve, etj do të trajtohen sipas LIGJI Nr. 05/L -042, PËR RREGULLIMIN E SHËRBIMEVE TË UJIT dhe KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS.

RCCOLA

Vjedhja e ujit përveç që është vepër penale, është edhe jo humane pasi privon të tjerët nga e drejta universale e njeriut për qasje në ujë të pijes./rajonipress/