Mrika Shala kandidate me vlera brenda Koalicionit për Familjen: Synimi jonë është ta shndërrojmë Kosovën në një vend me perspektivë
Gjilan – Mrika Krasniqi Shala është kandidate për deputete nga Koalicioni për Familjen dhe ka vendosur që dijen e saj profesionale dhe përvojën e gjatë, ta demonstrojë edhe përmes votës në qytetin e Gjilanit, ku edhe pret të marrë vota të mjaftueshme për tu zgjedhur deputete e ardhshme. Synimi jonë është ta shndërrojmë Kosovën në një vend me perspektivë, zhvillim ekonomik dhe social, arsim dhe kulturë cilësore, urbanizëm bashkëkohorë, shërbime efikase dhe vendbanim i barabarësisë, harmonisë dhe tolerancës në mes kulturave dhe civilizimeve alternative thotë Mrika Krasniqi Shala.
Mrika Krasniqi Shala ka përqafuar programin e Koalicionit për Familjen, me qëllimin e vetëm që aty të jap kontributin e saj maksimal, për një Gjilan evropian, për një Kosovë stabile e të zhvilluar dhe mbi të gjitha, për të ruajtur vlerat e shenjta të familjes së çmuar kosovare.
Është e bindur se ajo do të jap kontributin e saj të mjaftueshëm, për të mbrojtur të drejtat legjitime të popullit të Kosovës dhe të për të përkrahur e sensibilizuar, të gjitha kërkesat dhe propozimet e qytetarëve të Anamoravës.
Kandidatura e saj llogaritet edhe si vlerë e shtuar e Koalicionit dhe pritet, që ajo të bëjë një kthesë pozitive dhe ta avancojë dhe fuqizojë Koalicionin për Familjen në shumë aspekte.
“Njëra nga arsyet pse unë po kandidoj është pikërisht anashkalimi dhe devijimi i kërkesave të shumta të qytetarëve të Anamoravës në drejtim të institucioneve qendrore, e të cilat kërkesa asnjëherë nuk gjetën përkrahje në qendër. Zëri im do të jetë gjithmonë argumentues dhe nuk do të heshti, kur janë në pyetje projektet kapitale dhe ato zhvillimore për rajonin e Anamoravës. Unë do të përpiqem të jem ura senzibilizuese e qytetarëve të Gjilanit dhe Anamoravës me drejtuesit e institucioneve qendrore. Anamorava meriton më shumë dhe më mirë përfaqësimin e saj në Qeveri e Parlament sepse për këto katër vite jemi anashkaluar dhe kemi mbetur regjioni më i pazhvilluar” tha Shala.
Shala i beson përvojës së saj të pasur, ka besim në ata që e kanë propozuar dhe shpreson që të ketë edhe përkrahjen e qytetarëve të Anamoravës.
Ajo thotë se kandidatura ime për deputete në Koalicionin për Familje është një angazhim për mbrojtjen e vlerave të familjes, zhvillimin ekonomik, një arsim të cilësisë më të lartë dhe një shtet të suksesshëm.
“Do të angazhohem dhe do të jem zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës, duke luftuar për të drejtat dhe interesat e qytetarëve. Koalicioni për Familjen për mua është thelbësor për një Kosovë, më të fortë dhe më të zhvilluar, ku në fokus të angazhimit është mbrojtja e kauzës së familjes” tha Shala.
“Zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025, i shohim si një mundësi për të vendosur standarde të reja në skenën politike në nivel vendi. Vetëdija demokratike e qytetarëve të Kosovës sot është e një niveli shumë të lartë, dhe janë krijuar të gjitha kushtet, që në këto zgjedhje të garojmë nëpërmjet programeve cilësore dhe alternativave të reja, në funksion të krijimit të perspektivës më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës” u shpreh kandidatja Shala.
Shala tha tutje se synimi jonë është ta shndërrojmë Kosovën në një vend me perspektivë, zhvillim ekonomik dhe social, arsim dhe kulturë cilësore, urbanizëm bashkëkohorë, shërbime efikase dhe vendbanim i barabarësisë, harmonisë dhe tolerancës në mes kulturave dhe civilizimeve alternative.
“Ka ardhur koha që Republika e Kosovës përfundimisht të fillon procesin e ndryshimit përmbajtesor, duke u transformuar në të gjitha drejtimet e jetës ekonomike dhe sociale. Kosovës i nevojitet një Kuvend i ri, që synimin kryesor ta ketë plotësimin e kërkesave të qytetarëve, dhe në bashkëpunim me Kuvendarët tërësisht t’u përkushtohet qytetarëve të Kosovës. Ekipi i mbledhur për rreth Koalicionit për Familjen, posedon të gjitha vlerat morale dhe profesionale, dhe është i vendosur që me përkushtimin më të madh të punon për të ndërtuar një Kosovë ashtu siç e meritojmë dhe e dëshirojmë të gjithë së bashku” ka elaboruar kandidimin e saj Shala.
Gjithashtu Shala shtoi se në këto zgjedhje futemi me dije, përvojë, guxim dhe vizion për të ndryshuar të tashmen dhe për ta zëvendësuar atë me një të ardhme me perspektivë, në funksion të krijimit të një mjedisi atraktiv me të cilin do të krenohemi si qytetar të Republikës së Kosovës.
“Besimi juaj është amanet dhe detyrim të cilit do t’i përkushtohemi me gjithë qenien tonë.
Ju ftoj që këto ndryshime kaq të rëndësishme t’i bëjmë së bashku nëpërmjet votës tuaj të lirë” tha ajo.
Ndryshe, Mrika Krasniqi – Shala, ka lindur me datë 24.04.1991 në Qytetin e Pejës, ku edhe e ka përfunduar Shkollën e Mesme në qytetin e Pejës dhe Studimet universitare i ka përfunduar në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin ‘Haxhi Zeka’ në Pejë, Dega Administrim Biznesi.
Është e martuar në qytetin e Gjilanit ku dhe jeton në të njëjtin qytet dhe është nënë e dy fëmijëve.
Në vitin 2021 në zgjedhjet lokale kam qenë Kandidate për Asamblenë Komunale në Gjilan nga Partia e Drejtësisë dega në Gjilan.
Që nga viti 2021 deri në vitin 2023 kam qenë pjesë Olives Medical Clinic në Gjilan. Përvoja ime në fushën e Administrimit të biznesit në lëmin e shëndetësisë nuk mungon si dhe kam trajnime në fushën ekonomisë./rajonipress/