Çdo ditë e më keq për Alban Hysenin
Gjilan – Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal në Gjilan mbahet më datë 2 tetor 2024.
Kërkesën e PDK-së për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme e nënshkruan asambleistët e LDK, VV, AAK, AKR dhe Vatra. E vetmja rrugëdalje nga kjo gjendje e jashtëzakonshme është dorëheqja e kryetarit të komunës së Gjilanit thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan.
Reagimi i plotë:
Kjo seancë është ftuar pas krijimi të gjendjes së jashtëzakonshme, pas dështimeve të jashtëzakonshme nga kryetari i Gjilanit për të realizuar 58 milion euro buxhet për investime në 41 projektet kapitale.
Gjendja është kaotike, mbretëron bllokadë e plotë nga paaftësia, mos puna dhe mos dija e qeverisjes komunale.
E vetmja rrugëdalje nga kjo gjendje e jashtëzakonshme është dorëheqja e kryetarit të komunës së Gjilanit.
PDK dega Gjilan