Fundamenti

UPSH ofron kurse të gjuhës shqipe

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Universiteit popllor shqiptar është një institucion i cili u krijua në vitin 1996 me qëllim që të shërbente si një celulë urgjence për refugjatët e luftës së Ballkanit.

Si në fillimet e tij por edhe tani, megjithë transformimet e ndryshme që ai ka pësuar si pasojë e ndryshimeve kontekstuale, UPSH mbetet një qendër pritjeje, formimi, arsimimi, promovimi i vlerave Kulturore por mbi të gjitha ai ka si mision shoqërimin e popullatave migrante në rrugëtimin drejt një integrimi social, profesional e shkollor më të mirë.

Pikësynimi ynë është që individi i dalë nga shtresat migruese të mund ta gjejë veten në pëlhurën e gjerë shoqërore të sedentarizuar dhe të mund të përmbushë të gjitha dëshirat dhe aspiratat edhe pse në mërgim. Vështirësia e realizimit të këtij misioni, qëndron ndër të tjera në faktin se shoqëria e sotme tenton të transformohet dalëngadalë nga një shoqëri multikultutore në një shoqëri interkulturore. Kjo është një sfidë përballë të cilës ndodhet shoqëria civile, në të cilën edhe ne bëjmë pjesë.

Thënë kjo, shtrohet pyetja : A përbën integrimi një pengesë në kultivimit të kulturës së origjinës.

Gjatë kohërave te lavdishme të prosperitetit ekonomik te viteve ‘60, nocioni i integrimit ngatërrohej me nocionin e asimilimit. Pastaj pasoi epoka e drojes së humbjes së arritjeve sociale. Shoqëria moderne perendimore filloi të fliste me zë të ulët mbi integrimin si një plotësim i individit në të gjitha aspektet e jetës personale, duke ruajtur individualitetin dhe identitetin primar.

Në ditët e sotme sociologët . pedagogët, psikologët dhe të tjerë profesioniste të fushës psikosociale janë unanimë : Identitetet zhvillohen dhe evoluojnë. Identitete të ndryshme mund të përbëjnë qenësinë e një njeriu.

Amin Maalouf, në »Identités meurtrières » na bën me dije se është vështrimi ynë ai që mbyll në të shumtën e kohes të tjerët në në përkatësi të ngushtë dhe është po vështrimi ynë ai që mund t’i çlirojë nga ky ngujim »

Në Gjenevë jetojnë rreth 15 mijë shqiptarë nga krahina të ndryshme të Shqiptarisë. Nëse bëjmë një përmbledhje të shkurtër historike, pjesa më e madhe Shumica e tyre kanë ardhur në vitet ’60 si fuqi punëtore, pak apo aspak të kualifikuar, që ishin lënë jashtë kornizave të shoqërisë atje dhe këtupa projekti zhvillimi dhe sedentarizimi këtu. Pra siç thotë miku ynë Leuenberger, ata jetonin si në një sallë pritje.

Gjuha kryesore e folur prej tyre është gjuha shqipe. Ajo përkthen më së miri mendimet dhe aksionet e shqiptarëve, me thekset, leksikun, strukturat dialektore dhe huazimet et saj.

Fëmija që lindet ne Zvicër, dashur pa dashur do të ndihet mirë me vendin e ri të themi të adoptimit. Gjuha e vendit shumë shpejt në vitet e para të fëmiërisë do të kthehet në gjuhën e zemrës, gjuha që do të flasë në çdo mjedis dhe rrethanë jashtë shtëpisë dhe rrethit familjar apo komunitar. Shumë shpejt, njohuritë e gjuhës së vendit nga ana e prindit dhe e fëmijës ndahen nga një hendek i madh.

Fundamenti

Prindët flasin një gjuhë të zemrës që është shqipja dhe fëmijët zotërojnë më shumë gjuhën e vendit.

Leksiku i gjuhës që përdoret në familje ështe rudimenar dhe tejet i kufizuar. Fëmija nuk ka mundësi t’i shtjellojë dhe zhvillojë këto njohuri në mjedisin shkollor, meqë aty mëson në gjuhen e vendit duke u afësuar dalë ngadalë edhe në gjuhën administrative, shoqërore, mjeksore etj. Prindët frigohen se mos këmbëngulja e tyre për të folur shqip do të shkaktojë probleme në mësimin dhe integrimin e shpejtë shkollor të ëmijës. gjuhtarët puqen në konstatimet e tyre se truri njerëzor ka aftësi të realizojë përvetësime të shumëfishta paralele.

Mund të shtojmë këtu edhe faktin që, të shtyrë nga ndjenja inferioriteti apo nga frika e përjashtimit, që ndonjëherë eshtë edhe e bazuar, fëmijët flasin sistematikisht në gjuhë të huaj sapo dalin jashtë mureve të shtëpisë. Edhe prindët mund të ndjejnë një trysni socile që i shtyn të flain në gjuhë të huaj.

Një tjetër element që i shtyn prindët të lejojnë apo edhe të cysin fëmijët të flasin në gjuhë të huaj, e sidomos te shtresa shoqërore më e izoluar, gratë, përdorimi i gjuhës së huaj i mundëson prindërve të komunikojnë dhe të përmirësojnë apo të përsosin njohuritë e tyre gjuhësore.

Pra fëmija jo vetëm që nuk e zhvillon gjuhën amtare, por edhe krijon më shumë distancë me prindët duke i zhvleftësuar ata në kompetencat e tyre te njohjes së gjuhës amëtare gjë që vë në pikëpyetje prestigjin e tyre në sytë e fëmijës.

Ndërkohë specialistë na sigurojnë se njohja e gjuhës së zemrës ndihmon në strukturimin e mendimit te fëmija dhe i krijon lehtësi që të mësojë edhe gjuhë të huaja më shpejt e më lehtë. Kjo krijon po ashtu një lloj sigurie psikike të fëmija në rritje.

Nuk është kurrë vonë për t’i dhënë fëmijës rrënjët për të cilat ai ka nevoje me qëllim që të ketë stabilitet dhe qëndrueshmëri.

Në UPSH kemi gjithnjë e më tepër kërkesa të mësimit të shqipes në moshë madhore. Kjo nevojë shprehet më së shumti te të rinjte e brezit të dytë në mërgim, të cilët edhe pse shpesh kanë pasaportën e kuqe me kryq të bardhë, thirren nga gjaku i të parëve dhe u mungon një komponent i rëndësishëm identitetit për ta përkryer formimin e tyre.

UPSH ofron pra një kurs gjuhe dhe qytetërimi për të gjithë ata që dëshirojnë t’i përsosin njohuritë e tyre në gjuhën amëtare./albinfo/