FIDANISHTJA

Tryezë e zemrës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Prozë poetike nga Ramadan Mehmeti

Në darkën e gabuar të Kadaresë, ulesh pranë tryezës së madhe të dashurisë dhe fillon të darkosh mëkatin e pabërë… Shikon anash, e humbur. Vë ushqimin në prehrin e bekuar dhe asgjë nuk shijon. Gabimisht pret gishtërinjtë dhe pi gjakun tënd, ha mishin tënd në vend të bukës së vjetme.

HW

Je apo nuk je fajtore për mëkatin e bërë në atë sofër mortore. Përsëri shton mëlmesat. Prapë gabueshëm, pa shije. Dhe, prapë, ndihesh fajtore për mëkatin e pabërë. Shikon trupin në pasqyrë të pusit. Kudo, brenda e jashtë, shtohet ftohtësia e natës tek mërgon e tëra në pakthim… E ne, që atëherë ëndërronim dashurinë, mungojmë.
Ja, kështu, tryeza e madhe mbeti bosh, sikur edhe tryeza e zemrës, në darkën e gabuar të Kadaresë…

(Nga libri “Hëna mbi tavernë”)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.