Mobi Casa

Trajneri i Ipswichit flet për Aro Muric dhe situatën e tij pas përjashtimit nga Kosova

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Aro Muric ishte njëri nga tre lojtarët e përjashtuar nga kombëtarja e Kosovës për shkak të thyerjeve të rregullave.

Pasi ai u bashkua me skuadrën e tij Ipswich Town, trajneri i tij Kieran McKenna tha se e ka dëgjuar versionin e Muricit, por që nuk kanë vendosur asnjë masë ndëshkuese ndaj tij,

“Por unë kam folur me Aro sidoqoftë dhe ai më ka dhënë versionin e tij, i cili mendoj se, siç tha ai, është pak më ndryshe nga disa prej thashethemeve”, tha fillimisht ai.

Tutje ai tregoi se nuk e ka problem ngjarjen e tij dhe ai e mbështet plotësisht atë.

Mobi Casa

“Shikoni, unë nuk kam asnjë problem me versionin e tij. Ai është lojtari ynë dhe ne e mbështesim atë. Ishte mirë që ai të kthehej në stërvitje disa ditë më parë, nëse jam i sinqertë”, shtoi më tej.

Ai për fund potencoi se Aro do të jetë lojtar i rëndësishëm për ta.

“Ne po kërkojmë të vazhdojmë të punojmë për integrimin e tij në ekip dhe jam i sigurt se ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm për ne”, përfundoi trajneri i Ipswich Town.

Skuadra e Aros ndeshjen e ardhshme e luan ndaj Brightonit

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.