FITORJA

Trajneri i Besiktasit e mbron Muçin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ernest Muçi e nisi si titullar takimin e së enjtes mes Besiktas dhe Eintracht Frankfurt, në xhiron e dytë të fazës ligë, të UEFA Europa League, me sfidën që përfundoi në shifrat 1-3.

Ish-“ylli” i Tiranës vinte pas një kohe shumë të vështirë, mungesë aktivizimi dhe kritika të mëdha në ato pak minuta që ka marrë te “Shqiponjat” e Stambollit.

Në pjesën e parë performanca e Mucit nuk ishte më e mira e mundshme, por në të dytën kishte një rritje të madhe në nivelin e tij, teksa trajneri e la në fushë për 90 minuta duke mos e ndërruar për herë të parë.

Mobi Casa

Statistikat folën qartë për një performancë të mirë të Muçit i cili dha 36 pasime nga të cilat të 36 ishin të sakta, kreu 3 driblime të suksesshme nga 5 tentativa, dha 1 asist dhe kishte 53 prekje të topit.

Megjitahtë kjo nuk mjaftoi që tifozët ta duartrokisnin, madje përkundrazi, e fërshellyen në disa momente dhe këto fërshëllima nuk i kanë pëlqyer aspas teknikut të Besiktas, Giovanni Van Bronckhorst, që i ka dalë në mbrojtje lojtarëve të tij.

“Nëse dikush mendon se nuk dhamë sot paraqitjen tonë më të mirë, se lojtarët tanë nuk dhanë sot paraqitjen e tyre më të mirë, këta njerëz nuk duhet të vijnë më në stadium. Është një situatë e pazakontë për mua, situatë e vështirë, lojtarët tanë janë brohoritur pasi dhanë gjithçka, ndiej emocione të çuditshme. Kishte disa sharje dhe reagime gjatë ndeshjes, unë nuk e kuptoj dhe dikush duhet të ma shpjegoj këtë pasi sot ne kemi bërë një nga ndeshjet më të mira”, tha strategu holandez.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.