Tetë aktakuza të ngritura dhe gjashtë persona të ndaluar për vrasje në tentativë

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan: gjatë 24 orëve, ka ndaluar për 48 orë, gjashtë (6) persona dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave.
Ndalimet:
Prokuroria Themelore në Gjilan gjatë 24 orëve, ka ndaluar për 48 orë, gjashtë (6) persona të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për shkak të veprave penale :
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja e pyllit”
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprave penale “Kontrabandimi mallrave”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndim I lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mospërfillja e gjykatës”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”./rajonipress/