ARKATANA

Në Komunën e Gjilanit përfundojnë praktikën 70 të rinj

/ 1 minutë lexim

Gjilan – I pari i komunës i falënderoi të gjithë për angazhimin dhe kontributin e tyre në Komunën e Gjilanit.

Për tre muaj 70 të rinj ishin në punë praktike me pagesë në institucionet lokale në Gjilan.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se 70 të rinj kanë përfunduar tashmë praktikën në institucionet lokale, në kuadër të projektit K-GenU.

RCCOLA

“Praktikat tremujore me pagesë janë një mundësi e shkëlqyer për të njohur institucionet dhe për të krijuar përvoja të reja”, tha Alban Hyseni.

I pari i komunës i falënderoi të gjithë për angazhimin dhe kontributin e tyre në Komunën e Gjilanit./rajonipress/