ARKATANA

Krenar Xhaferi, krenaria e Gjilanit, Anamoravës dhe Kosovës, qytetarët i gëzohen kandidimit të tij për deputet

/ 8 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Lista e kandidatëve të LDK-së përfshinë emra të rinjë dhe entuziast, punëtor të dëshmuar. I tillë është edhe kandidimi i Krenar Xhaferit me prejardhje nga Gjilani, aktualisht udhëheq drejtorinë e investimeve kapitale në Prishtinë, një departament që punon 24 orë pa ndërprerë. Gjilanasit gjithashtu i janë gëzuar kandidimit të tij sepse thonë vetëm Krenar Xhaferi mund ta shpëtojë dhe përshpejtojë autostradën e Gjilanit dhe t`i kryej më shpejt e më profesionalisht urat e mbetura shkret dhe rrugët e Anamoravës, që po marrin jetë njerëzish çdo ditë.

Është sprovuar në shumë sfera e profesione dhe pas një përvojë dhe eksperience shumë të pasur, Krenar Xhaferi ka vendosur që ta pasurojë listën e LDK-së në qendër dhe të kandidoi për deputet.

Sigurisht që kandidimi i tij nuk lidhet as me pushtet, e as me karrierë politike sepse siç thotë Krenari, profesionalizmi i tij, përkushtimi dhe dija janë shumë më të dobishme në terenin e Prishtinës, në rrugë, e në trotuare, ura, kthesa, rrugë të dëmtuara, e ura që presin dorën e profesionistit.

“Kur punojmë me sinqeritet e përkushtim, çdo hap i vogël bëhet themel i qëndrueshëm për ndryshime të mëdha. Terreni flet, dhe ne dëgjojmë” kjo është një moto profesionale që Krenari e përdor shpesh gjatë vizitave në teren.

Kandidimi i tij tashmë ka marrë shumë përkrahje tek Anamorava, e Gjilani në veçanti. Qytetarët kanë fjalë të mira dhe pozitive për Krenar Xhaferin, me arsyetimin se ai është zyrtar i dëshmuar dhe i përkushtuar.

Zahiri qytetar gjilanas mendon se Krenar Xhaferi, e ka të sigurt mandatin sa here që konkurron. “Për Gjilanin e Anamoravën është krenari nëse ai na përfaqëson. Është djalë i urtë, i edukuar, i arsimuar, komunikues dhe shumë pozitiv në punën e tij” tha Zahiri.

Kurse, Milaimi një qytetar tjetër mendon se Krenar Xhaferi është pasuri kombëtare dhe se angazhimi tij, do i rritë shpresat e gjilanasve për të përfituar investime nga Qeveria.
“Krenari ka përvojë në komunë, në ministri dhe e njeh në detaje hallin e qytetarit. I ka dhënë fuqi e motivim krejt zyrtarëve tjerë në nivel lokal e qendror” tha Milaimi.

Zarifja një qytetare tha se nuk e ka votuar asnjëherë LDK. “Vërtet si takojë këtij subjekti, por Krenar Xhaferin do e votojë me shumë kënaqësi sepse e di që ai do i sjell vetëm të mira Anamoravës” tha ajo.

Vet Krenar Xhaferi nuk dëshiron të flas as për vetën e as për angazhimet e tija në teren.

“Mundohem të jem i pranishëm kudo dhe me këdo takohem e bisedoj për hallet e qytetarëve. E di që interesimi është i madh që kësaj radhe LDK-së t`i jepet mandati qeverisës dhe ta kurorëzojmë angazhimin tonë me të mira e investime në çdo fushë. Kam pasur shumë kërkesa publike dhe vullnet edhe nga qytetarët që të kandidohem dhe besoj shumë që do të jap kontributin tim maksimal edhe në këtë drejtim” tha Xhaferi.

Ndryshe, Krenar Xhaferi është ndër zyrtarët e rrallë që me shumë pasion e dashuri takohet me qytetar, është modest, i thjeshtë edhe me qytetarët, komunikues me mediat dhe mbi të gjitha njerëzor e një profesionist i rrallë dhe një përgjegjës i lartë për punën e tij.

“Sa të rrojmë me nder të jetojmë”, kjo është motoja e punës e Krenar Xhaferit kur del në teren dhe sheh punët e kryera. Krenari ka disa atribute që rrallë mund t`i ketë ndonjë zyrtarë.

Është pedant dhe korrekt në punë, puna e tij është angazhimi maksimal dhe cilësia. E mbanë vetën përgjegjës për gjithë punën që e bënë me nder e përkushtim. Por ajo që bije në sy tek Krenari, është modestia e tij profesionale.

Krenarin e sheh kudo, në rrugë, në punishte, në projektet kapitale ku punohen kudo në Kosovë.
”Për mua ka shumë vlerë saktësia në punë, angazhimi konkret dhe disiplina profesionale, veti këto që i kam trashëguar edhe nga familja” shprehet Krenari për rajonipress.

Krenar Xhaferi thotë se çdo zyrtar duhet të sillet ndershëm dhe me përgjegjësi të lartë institucionale sepse ne duhet të jemi shembull ndaj publikut.
“Publiku të përcjell, të dëgjon dhe të sheh kudo, andaj kemi obligim që ta kryejmë punën me shumë saktësi e cilësi”.

Krenar Xhaferi është zyrtar i terrenit, punëtor në mesin e punëtorëve, organ mbikëqyrës në mesin e profesionistëve, i saktë, preciz, zgjidhës i shumë problemeve, ideator e projektues, fjalëpakë, zemërgjerë e komunikues, përkrahës i dijes dhe vullnetit, këngëtar e kitarist i zemrës, njohës i mirë i Prishtinës dhe i hapësirave urbanistike. Me një fjalë aty ku është Krenar Xhaferi aty është puna e cilësia, preciziteti i punimeve dhe mbikëqyrja profesionale.

Hidromorava

Krenar Xhaferi padyshim që është modeli më i mirë i një zyrtari shtetëror i përgatitur me të gjitha finesat morale e profesionale. Ka një qëndrim shumë korrekt kur janë në pyetje projektet, interesat dhe kërkesat e qytetarëve për të cilat thotë se i trajton me kujdes dhe dinjitet.

Po cila është arma kryesore e Krenar Xhaferit që do ia kishin lakmi shumë zyrtar të tjerë komunal. Pedanteria, profesionalizmi dhe modestia. Krenarin e sheh përherë në punishte, në teren, pranë punëtorëve, afër Përparim Ramës, në teren e më pak në zyre, afër projekteve në realizim e sipër. Me një fjalë Krenari ndodhet aty ku kërkohet angazhim e përgjegjësi individuale e ekipore.

Me një përvojë të jashtëzakonshme ai pothuajse e njeh si merr frymë Prishtina.

Krenar Xhaferi është ndër zyrtarët e rrallë që me shumë pasion e dashuri e prezanton aktivitetin e Komunës së Prishtinës dhe të sektorit të tij veçmas. Modest, i thjeshtë me qytetarët, komunikues me mediat dhe mbi të gjitha njerëzor, e një profesionist i rrallë dhe një përgjegjës i lartë për punën e tij.
Krenar Xhaferi i ka edhe dy elemente thelbësore që i japin komoditet në punë e profesion.

E para familja akademike e intelektuale, meqë prindi i tij Xhafer Xhaferi nga Pograxha e Gjilanit ishte profesor universitar, një njeri me kredibilitet patriotik dhe përkrahës i madh i arsimit shqip në kohët më të vështira.

Natyrisht familja e tij janë përherë në sfond ndërsa e dyta është kitarja, ose zbavitja e dëfrimi që ai e bënë në kohën e lirë.

Po kush është Krenar Xhaferi?

Krenar Xhaferi u lind në Prishtinë, në vitin 1983.

Shkollën fillore e kreu në “Meto Bajraktar”. Krahas saj ka vijuar Shkollën e Ulët të Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, kurse të mesmen në Gjimnazin “Sami Frashëri”.

Pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, në Universitetin e Prishtinës, në vitin 2007, fitoi titullin Master në Ndërtimtari, Drejtimi i Hidroteknikës, në Universitetin e Prishtinës. Ka qenë student i dalluar, bursist dhe me notë mesatare të lartë.

Xhaferi ka qenë pjesë e Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale, pastaj Drejtorisë së Investimeve Kapitale të Komunës së Prishtinës që nga viti 2010. Ka punuar në dhjetëra projekte ndërtimore; hartues i projekteve; mbikëqyrje dhe pranime teknike. Ka qenë hartues i standardit profesional për shkollat e mesme profesionale dhe ligjërues në shkollën profesionale Meister.

Në vitin 2020, z. Xhaferi mbajti funksionin e Këshilltarit politik të Kabinetit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit.

Në vitin 2020 deri në 2021, po ashtu vazhdoi në Ministrinë e Infrastrukturës, si këshilltar i Kabinetit të Ministrit.

Në vitin 2021, u zgjodh Sekretar i Federatës së Kajakimit të Kosovës.

z. Xhaferi është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Aktualisht ushtron pozitën e Drejtorit të Investimeve kapitale dhe menaxhimit të kontratave, në Komunën e Prishtinës./rajonipress/