Uji Dea

Temperatura deri në 35C e rrebeshe shiu, moti për fundjavë dhe javën e ardhshme

/ 2 minuta lexim

Temperatura deri në 35C e rrebeshe shiu, moti për fundjavë dhe javën e ardhshme

Mot më i nxehtë dhe kryesisht me diell parashihet të mbajë përgjatë fundjavës në vend. Temperaturat maksimale pritet të shkojnë deri në 34C, sipas “Mendimi për motin”.

Orëve të pasdites, përreth viseve malore paraqiten mundësi edhe për rrebesh shiu me bubullimë, sidomos gjatë të dielës, raporton Express.

Mobi Casa

“Nxehtë me temperatura mbi 30C mbetet edhe në fillim të javës së ardhshme. Të hënën rrebeshe shiu e bubullima mund të zhvillohen në pjesë të vendit, e nga e marta paraqiten kushte të motit më të qëndrueshëm me intervale më të gjata me diell. Nga dita e hënë frynë erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi me hove edhe deri në 15m/s”, thuhet në njoftim.

Në dhjetëditëshin e dytë të qershorit, do të ketë mot më të nxehtë.

“Sipas llogaritjeve më të fundit numerike, përgjatë dhjetëditëshit të dytë të qershorit, nga 11 deri më 20, pritet të vazhdoj mot më i nxehtë në vend, me temperatura maksimale ndjeshëm mbi mesatare, deri në 30C e 33C, e që lokalisht mund të kapin vlera edhe prej 35C. Parashihen më shumë periudha me diellosje. Herë herë patjetër që mund të ketë zhvillime të vransirave, që edhe mund të shoqërohen me ndonjë rrebesh shiu dhe bubullima nga pjesë të vendit, apo edhe në rajon, që deri në mbrëmje edhe mund të kalojnë në vend”, thuhet tutje në njoftim.