RCCOLA

Selmanaj për sallën alternative: Herën e parë u shfrytëzua për gazin lotsjellës, sot për t’ia vazhduar mandatet Srpskas

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Sot seanca plenare është duke u mbajtur në një sallë alternative pasi ajo e zakonshmja është duke u rinovuar. Në këtë sallë u panë edhe deputetët e Listës Serbe pasi iu rrezikohet mandati i deputetit.

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, tha se në historinë e parlamentarizmit do të mbahet mend që seanca plenare është mbajtur në atë sallë.

Sipas Selmanajt hera e parë ishte për shkak të gazit lotsjellës ndërsa hera e dytë është sot.

Hidromorava

Ai shtoi se kjo u bë që deputetët e Listës Serbe mos t’i humbin mandatet.

“Në memoaret historinë e parlamentarizmit tonë do të mbahet mend që dy herë kjo sallë është shfrytëzuar për të mbajtur seancë plenare. Rasti i parë është për gazin lotsjellës dhe rasti i dytë është për t’ia vazhduar Listës Serbe mandatet sepse rrezikonin që t’i humbnin mandatet”, tha Selmanaj.