Fundamenti

Vranët dhe me diell, mëngjeset me ngrica dhe mjegull

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

IHK njofton se në fushat termike nuk parashihen ndryshime, ndërkaq mëngjeset parashihen të jenë me ngrica të dobëta dhe mjegull.

UBT

Minimalet do të lëvizin ndërmjet – 2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/