GRANDEMALL

Sylvinho flet para përballjes me Serbinë: E dimë rëndësinë e ndeshjes, do të futemi me zemër në fushë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shqipëria do të luajë kundër Serbisë në ndeshjen e tretë kualifikuese për Botërorin 2026.

Kuqezinjtë duan fitore për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim, por edhe duke marrë parasysh kundërshtarin që kanë përballë, pasi rëndësia e fitores është shumë më e madhe.

Tekniku brazilian Sylvinho u shpreh përpara mediave se e di rëndësinë e kësaj sfide, duke u shprehur se skuadra do të futet në fushë për të bërë lojën e saj më të mirë.

UBT

“Është një moment specifik i gjithë sezonit. Shumë prej lojtarëve mbarojnë sezonin dhe një pjesë mund të jenë shumë të lodhur. Disa mund të kenë 10 ditë me pushime. Ne kemi më pak se 10 ditë për të nisur punën. Ky është një moment kyç për grumbullimin”.

“Janë dy ndeshje të vështira dhe me dy skuadra që fizikisht janë shumë të mira. Mesazhi për lojtarët është që unë kam nevojë për 27 prej tyre. E kuptoj që ndeshja me Serbinë është pak më e veçantë”.

“Por ne duhet të fokusohemi te loja jonë. Ne jemi një skuadër që futemi me zemër në fushë. Janë ndeshje të vështira, por duhet të fokusohemi të bëjmë lojën më të mirë”, u shpreh tekniku brazilian. /Telegrafi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.