GRANDEMALL

Sokol Haliti reagon ndaj kompanisë KEDS, kërkon furnizimin të rregullt me energji elektrike

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka reaguar sot ndaj kompanisë KEDS, rreth furnizimit jo të rregullt me energji elektrike në territorin e komunës së Vitisë, duke i cilësuar këto reduktime të pa pranueshme në këtë kohë, kur komuna e Vitisë ka fluksin më të madh të qytetarëve.

Poashtu, ai ka kërkuar intervenimin sa më të shpejt, dhe kthimin në normalitet të furnizimit me energji elektrike në këtë komunë.

FIDANISHTJA

“Kërkoj nga kompania KEDS, që të kthej furnizimin normal me energji elektrike, në komunën tonë. Është e papranueshme që në këtë kohë, kur Vitia ka fluksin më të madh të qytetarëve, të ketë reduktime. Këto ndërprerje të shumta, po e pengojnë punën, funksionimin dhe shërbimin e institucioneve komunale për qytetarët e saj, e në veçanti për mërgimtarët të cilët e kanë kohën e limituar për pajisje me dokumentet e nevojshme”, u shpreh Haliti.

Ai ndër tjerash shtoj se KEDS, është dashur të bëjë parapërgatitjet e nevojshme, që të ketë furnizim stabil me energji, dhe jo që pikërisht në këtë kohë, të këtë ndërprerje të shumta dhe të gjata të energjisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.