Sokol Haliti: Do të fitoj pa asnjë problem edhe unë edhe LDK-ja në Viti

/ 2 minuta lexim

Viti – Sokol Haliti i ka hyrë garës për deputet, kërkesë kjo që erdhi nga qendra, por ai nuk e ka aspak frikën e kandidimit. Edhe unë edhe LDK do të fitojmë pa asnjë problem në Viti. Në Anamoravë, LDK në Viti është më e organizuara dhe i ka mbetur besnik qytetarit dhe aktivistit të saj të devotshëm shprehet Haliti.

“Bëhu Ndryshimi”, ky është slogani i LDK-së, nën të cilën do të garojë për deputet edhe kreu i LDK-së në Viti, Sokol Haliti.

Në takimin që pati Lumir Abdixhiku me strukturat e LDK-së në Viti, mori një përgjigje të madhe duke dëshmuar se ky subjekt politik në Anamoravë është mirë i organizuar dhe i motivuar për fitore

Edhe, Sokol Haliti që aktualisht është kryetar i degës së LDK-së në Viti dhe kryetar komune shprehet i bindur se do të fitojë pa ndonjë problem të madh, edhe ai edhe LDK-ja.

RCCOLA

“LDK në Viti është më e organizuara në Anamoravë sepse i ka mbetur besnik qytetarit dhe aktivistit të devotshëm. I kemi qëndruar mbrapa kërkesave dhe nevojave të tyre dhe kemi takuar e kontaktuar pothuajse çdo ditë aktivist tanë në teren” tha Haliti.

Haliti mendon se LDK do të dali fituese e zgjedhjeve të datës 9 shkurt 2025.
“Të gjitha përparësitë i kemi duke filluar nga Lumir Abdixhiku i cili po bënë një fushatë moderne dhe të pjekur për të vazhduar me kandidatët për deputet që janë të rinjë dhe profesionist. LDK po tregohet e organizuar edhe në diasporë dhe unë pres kthesë të madhe në favor të LDK-së, kudo që ndodhet ajo. Kësaj radhe e kemi motivuar edhe diasporën e cila është e gatshme të jap kontributin e saj në zgjedhjet e 9 shkurtit” tha Haliti.

Haliti ka falënderuar të gjitha strukturat e LDK-së në Viti, po edhe shumë qytetar a partiak të cilët çdo ditë na japin mbështetje në teren dhe na përgëzojnë për punën e mirë që e kemi bërë në çdo cep të Vitisë tha ai./rajonipress/