Vazhdon pastrimi i lumenjve, përroskave dhe hapja e kanaleve në Viti
Viti – Komuna e Vitisë, me qëllim të mbrojtjes nga vërshimet dhe mbrojtjen e tokave bujqësore, po vazhdon pastrimin e lumenjve, përroskave dhe hapjen e kanaleve në tërë territorin e komunës.
Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka deklaruar se punimet do të vazhdojnë edhe në ditët tjera.
Ai në veçanti përmendi edhe hapjen dhe pastrimin e shtratit të lumit “Morava e Binçës”, prej Vitisë deri në Binçë./rajonipress/