Fundamenti

Bjornlund: Komuna e Vitisë shembull që duhet të merret nga komunat tjera

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Viti – Në takimin që u zhvillua sot ndërmjet kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe presidentit të organizatës amerikane “Democracy International”, Eric Bjornlund, ku i bisedua rreth projekteve të ndryshme të përbashkëta dhe projektit të kontratës sociale, presidenti Bjornlund u shpreh se komuna e Vitisë është shembull që duhet të merret nga komunat tjera.

“Është një nderë shumë i madh për mua që të jem sot këtu në Viti, në një komunë shembull që duhet të merret edhe nga komunat tjera, dhe kënaqësi e imja që ta takoj një kryetar si ju partner bashkëpunues në projektet tona, në veçanti në ndërtimin e besimit ndërmjet qeverisë lokale dhe qytetarëve, përmes kontratës sociale”, u shpreh z. Bjornlund.

UBT

Edhe kryetari Haliti, shprehu falënderimet e tij për mbështetjen e vazhdueshme të organizatës “Democracy International”, në ngritjen dhe forcimin e demokracisë në vend. /rajonipress/