Sokol Haliti nuk vrapon pas studiove e as sondazheve, çdo ditë kontakton elektoratin e tij të besueshëm

Viti – Sot së bashku me Zef Morinën, kryetar i PSHDK-së, vizituam Stubllën e Epërme ku takuam strukturat dhe qytetarë të ndryshëm. Stublla frymon me LDK-në dhe PSHDK-në dhe janë pjesë e ndryshimit më 9 Shkurt të cilin ndryshim e udhëheq kandidati i LDK-së për Kryeministër, Lumir Abdixhiku ka shkruar Sokol Haliti.
PSHDK-ja ka luajtur një rol të rëndësishëm në skenën politike të Kosovës, veçanërisht përmes angazhimit të saj në fushën e njohjes ndërkombëtare të shtetit tonë.
PSHDK-ja, partia që ai udhëheq, është një forcë politike që promovon ideologjinë djathtiste, me fokus te zhvillimi ekonomik, dhe integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.