Fundamenti

KPF ngritë çështje në interes të qytetarëve vitias

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) nën kryesimin e Bekim Azizit, ka mbajtur sot mbledhjen e 11 të rregullt. Në fillim të këtij takimi kryesuesi Azizi, i ka njoftuar të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë të akteve të fundit që janë votuar Kuvendi Komunal i Vitisë e të cilët kryesisht kanë kaluar edhe përmes KPF.

KPF ngritën çështje të ndryshme në interes të qytetarëve vitias. Ndërkaq në emër të ekzekutivit i pranishëm ishte zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.

Hidromorava

Përndryshe në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe u votuan me shumicë votash këto pika:
Propozim vendimi për caktimin e normave tatimore për tatimin për pronat e paluajtshme për vitin 2025.
Propozim vendimi paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes procedurës së shprehjes së interesit.
Propozim vendimi për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës.
Propozim vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik.
Propozim vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm ngastrën në zonën kadastrale në Vërban.
Propozim vendimi për miratim të dy anëtarëve të komisionit për vlerësimin dhe përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve për institucionet edukativo arsimore të nivelit, parafillor, fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë në komunën e Vitisë.
Propozim rregullores për ndryshim dhe plotësimin e rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba me nr. 01-110/05-1151, e datë 30.09.2024.
Ndërkaq në fund të takimit u dha edhe një informatë nga Drejtoria për Bujqësi rreth planin operativ për mbjelljet vjeshtore për vitin 2024-2025.
Përndryshe shumica e këtyre pikave që u votuan në këtë mbledhje pritet të shkojnë për procedim të mëtutjeshëm në Kuvendin Komunal të Vitisë.