FITORJA

Skandaloze: Komuna brenda një viti dha tenderë mbi 500 mijë euro për kompanitë projektuese të Prishtinës, asnjë euro për kompanitë e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetarit të Gjilanit po i shkojnë pazaret më shumë e më mirë me kompanitë e huaja, se sa me të qytetit tonë thuhet në reagimin e PDK-së.

Postimi i plotë:

Kryetari komunës nuk po iu beson kompanive projektuese të Gjilanit, e jep edhe një tender tjetër 150 mijë euro për një kompani të afërt me VV-në në Prishtinë, e cila ka marr shumë tenderë nëpër komunat që udhëhiqen prej VV-së.

Gjilani ka plotë arkitekt profesionist të dalluar dhe kompani serioze projektuese që kanë treguar për punët e sukseset e tyre përmes shërbimeve të jashtëzakonshme në planifikim, projektim dhe dizajnim.

Mirëpo, kryetarit të Gjilanit po i shkojnë pazaret më shumë e më mirë me kompanitë e huaja, se sa me të qytetit tonë.

GRANDEMALL

Pazari më i mirë i kryetarit ishte kur pagoi 200 (shih dokumentet) mijë euro një kompani projektuese nga Prishtina “Dea Group” shpk, pa publikim të njoftimit për kontratë, pra përmes procedurës së negocimit apo marrëveshjes së pazarit.

Ndërsa tash më datë 16 gusht 2024 me kërkesë të kryetarit të Gjilanit, tenderi prej 150 mijë euro iu dha një kompani tjetër nga Prishtina “Vizion Project” për hartimin e projekteve të larta, përmes kontratës kornizë, që nënkupton për tri vite.

Pavarësisht që ligji i prokurimit e mundëson konkurrencën e hapur është normale të marrin kontrata pune çdo kompani e Kosovës, por ama edhe kontratat pa tenderë e qindra mijëra euro kryetari i komunë po ua jep kompanive jashtë Gjilanit përmes procedurave të negocimit apo përmes marrëveshjeve jo ligjore.

Jo vetëm arkitektët e Gjilanit, por çdo profesionit dhe ekspert i fushave të caktuara nuk po vlerësohet nga institucionet komunale dhe po injorohet dhe anashkalohet keq nga kryetari i komunës dhe qeverisja e organizatës së VV-së në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.