PDK: 50 mijë euro paga të jashtëligjshme vetëm për dy fotografistët e kryetarit të Gjilanit

Gjilan – Shpenzimi i buxhetit prej 1.2 milion euro është bërë vetëm për të punësuarit e familjarëve të pushtetit të VV-së në Gjilan dhe militantëve të tyre. Kryetari i Gjilanit ka punësuar jashtëligjshëm dy fotografistë në zyrën e tij, me pagë mujore prej 690 euro, e për tri vite shpenzoi mbi 50 mijë euro thuhet në reagimi e degës së PDK-së në Gjilan.
Reagimi i plotë:
Prej 82 të punësuarve me kontrata në vepër, shumica prej tyre orarin e punës e kalojnë duke u marr me opozitën përmes fyerjeve e shpifjeve nëpër rrjetet sociale.
E kuptueshme është tensionimi i kryetarit të Gjilanit, kur po e sheh fundin e tij dhe pas pak muajsh do të jetë pjesë e opozitës, duke dalë mashtrues edhe për të gjithë këta 82 të punësuarit me kontrata të përkohshme, të cilëve iu ka premtuar punësime përmes procedurave të rregullta./rajonipress/