ARKATANA

Sinani kërkon reduktim të shpenzimeve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Begzad Sinani në seancën e Kuvendit Komunal ka thënë se ende ka mundësi dhe hapësirë që të zvogëlohen shpenzimet edhe më tepër, sepse sipas tij deri tani kanë pasur rezultate në ketë aspekt.

Kuvendi i Komunës së Kamenicës, në seancën e sotme i miratoi dy projekt rregullore. Projekt rregullorja komunale për, Ngarkesa Tarifa, Taksa dhe Gjoba Komunale, si dhe në parim rregulloren për, Mirëmbajtjen e Mjedisit në Komunën e Kamenicës. Seancën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Kamenicës, z. Bajram Dërmaku.

Në seancë ishin të pranishëm: Kryetari i komunës z. Begzad Sinani, drejtorët e drejtorive komunale, ekipi komunal i OSBE-së, përfaqësuesit e Handikos-it dhe disa media lokale. Këshilltarët e miratuam, procesverbalin nga debati i dytë me qytetarë i kryetarit të komunës i cili ishte mbajtur, më 18.12. 2015, si dhe raportin vjetor financiar.

Për këto pika ka pasur diskutime nga ana këshilltarëve, sidomos lidhur me shpenzimet në disa fusha, për të cilat u përgjigjen kryetari i komunës, Begzad Sinani dhe zyrtari kryesor financiar Naser Hashani.

FIDANISHTJA

Kryetari, në diskutimin e tij, tha se ka mundësi dhe hapësirë që të zvogëlohen shpenzimet edhe më tepër, sepse gjerë tani kemi pasur rezultate në ketë aspekt.

Pika që zgjoi interesim të veçantë te këshilltarët komunal ishte: Shqyrtim propozimi i vendimit Sh. 02 Nr. 4822 dt. 18.02.2016-të, për ndryshimin e pjesshëm të vendimit Nr. 01- 6963 dt. 04.03.2015-të, për lejimin e dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës, personave juridik dhe fizik, duke pasur parasysh interesin publik komunal.

Pyetjeve të këshilltarëve, sqarime dhe informacione i ofruan kryetari i komunës dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ilir Kastrati. Këshilltarët po ashtu miratuan propozim vendimin për dhënien në shfrytëzim Shërbimit Policor të Kosovës, poligonin e gjuajtjes të Kamenicës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.