Eko Higjiena

Kuvendi Komunal në Kamenicë mbanë mbledhjen e pestë të rregullt, nuk kalon Draft Statusi i kësaj komune

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Pas debatit nga asambleistët të gjitha pikat u shqyrtuan, ku pika e tretw Shqyrtimi dhe aprovimi i Draft-Statutit të Komunës së Kamenicës, nuk mori votat e mjaftueshme për të kaluar, ndërsa pikat e tjera u miratuan me shumicë votash.

Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen e V-të të rregullt.

Uji Dea

Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, delegatët, drejtorët e drejtorive, media dhe OJQ.
Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit, nga mbledhja e katërt e rregullt e Kuvendit të Kamenicës,
  2. Pyetjet e legjislativit drejtuar ekzekutivit,
  3. Shqyrtimi dhe aprovimi i Draft-Statutit të Komunës së Kamenicës,
  4. Propozim-vendim për rritjen dhe bartjen e të hyrave vetanake për vitin 2022 në vitin 2023,
  5. Shqyrtimi dhe harmonizimi i vendimit 01-13680, për miratimin e Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave 2023-2027,
  6. Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit Komunal për ri-integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve në Komunën e Kamenicës 2023-2025,
  7. Të ndryshme.
    Pas debatit nga asambleistët të gjitha pikat u shqyrtuan, ku pika e 3. Shqyrtimi dhe aprovimi i Draft-Statutit të Komunës së Kamenicës, nuk mori votat e mjaftueshme për të kaluar, ndërsa pikat e tjera u miratuan me shumicë votash.