Në Kamenicë mbyllen dy biznese lokale, nuk ishin të regjistruara

Kamenicë – Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergjenca njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës se mbrëmë përgjatë kontrollës rutinore që sektori i Inspektoratit Komunal ka bërë, ka bërë mbylljen e dy bizneseve lokale, të cilat kanë ushtruar veprimtarinë e tyre pa qenë të regjistruar si të tilla.
Drejtoria në fjalë do të vazhdojë punën e saj të rregullt duke u kujdesur që secila veprimtari që zhvillohet në Komunën e Kamenicës, të veprojë në kuadër të kornizës ligjore që parasheh veprimtarinë biznesore./rajonipress/

