Fundamenti

Arrestohet kirurgu Luan Mustafa dhe anesteziologu Halil Basha

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka konfirmuar arrestimin e një kirurgu dhe një anesteziologu ndërsa sipas burimeve tona kirurgu i arrestuar është Luan Mustafa kurse anesteziologu është Halil Basha.

Për ta hetuar spitalin e Gjilanit dhe qindra ankesat e dyshimet e mëdha që ndodhin brenda ditës aty duhet një Task Forcë e veçantë dhe e ardhur nga jashtë.

Arrestimi i fundit vetëm konfirmon dyshimet e shumta dhe ankesat e shumta se në Spitalin e Gjilanit po ndodhë një katrahurë e madhe.

Hidromorava

Prokuroria e Gjilanit ka konfirmuar për rajonipress arrestimin e një kirurgu dhe një anesteziologu.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor ndaj tyre do të kërkojë masën e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Burimet tona brenda policisë dhe prokurorisë thanë se kirurgu i arrestuar është Luan Mustafa i dyshuar edhe më herët për ryshfet dhe anesteziologu Halil Basha./rajonipress/