Shqiptarët e Zvicrës në mes integrimit dhe diskriminimit
Nga Migjen Kajtazi – Integrimi i të huajëve pra edhe shqiptarëve që jetojnë në ketë shtetë më shumë se 5o vite bazohet në aspektin objektiv të përcaktuar nga ligji zvicran i integrimit të të huajëve që nënkupton një angazhim të ndërsjellët në mes shoqërisë autoktone dhe komuniteteve të vendosura në Zvicër. Rolë kyq në ketë ligjë është integrimi sociogjuhësor. Pra, tani nuk mjafton vetëm ç`asja në punë si element i integrimit. Ligji i ri i integrimit ka forcuar mësimin e gjuhës si faktor kyç i integrimit.
Tani niveli i dëshmisë të mësimit të gjuhës kërkon një nivel të dëshmisë të aftësive të mësimit të gjuhës edhe në të shkruar. Pavarësia ekonomike shihet si element kryesor për përtëritjen e lejëve të qëndrimit. Po përveç kriterit objektiv është i rëndësishëm po ashtu edhe kriteri subjektiv që në rastin tonë te komuniteti shqiptar është e rëndësishme të dijmë për perceptimin që ka « Shqiptari » sa i përket situatës së tijë dhe projektit të tijë jetësor. Kur flasim për projekte jetësore, jemi dëshmitar të ndryshimeve të mëdhaja te komuniteti shqiptar që jeton në Zvicër. Projektet për kthim në vendlindje kanë qenë të shprehura në gjeneratën e parë kurse tani kur flasim për gjeneratën e dytë dhe të tretë këto projekte nuk përmenden dhe nuk janë tema të diskutimeve.
Rritja e numrit të kërkesave për marrjen e shtetësisë zvicrane nga ana e komunitetit shqiptar në Zvicër është shumë e dukshme ashtu siç është e dukshme prania e pjesëtarëve të komunitetit shqiptar në fusha tani të dalluara si në aspektin sportivë sidomos të pranishëm në ekipin nacional zvicran të futbollit , në aspektin ekonomikë me fuqinë krijuese të ndërmarrjeve dhe zyrave private apo të pranishëm në sektorin gastronomik me posedimin e përvojës dhe të diturisë.
Të gjitha këto të arritura në aspektin individual sikur nuk po kanë forcë të ndryshimit të perceptimit sa i përket diskriminimit.
Vitin e kaluar më 30 tetor 2019 në Bernë gjatë organizmit të një tryeze të rrumbullakët mbi diversitetin dhe luftën kundër diskriminimit u theksua që ka mbi 20 vite që studimet e ndryshme tregojnë ekzistencën e diskriminimit të të huajëve në tregun e punës dhe studimi i fundit dëshmon ketë faktë duke treguar që personat e natyralizuar (personat që kanë marr shtetësi zvicrane) duhet të dërgojnë kandidatura në tregun e punës së paku 30% më shumë sesa Zvicranët autoktonë. E fatkeqësisht në ketë studim shqiptarët me shtetësi zvicrane figurojnë si viktima të qarta të diskriminimit në lëmin e gjetjes së punës. Shqiptarët e natyralizuar janë objektë i diskriminimit më shumë se personat me origjinë gjermane, franceze apo turke.
E ky fenomen i diskriminimit ku shqiptarët janë shumë të pranishëm si objekt diskriminues është edhe në fushën e banimit, ku pjesëtarët e komuniteti shqiptar me pasaportë zvicrane e kanë shumë vështir të gjejë një vendbanim. Pra, sipas studimit eksperimintal të realizuar në bashkëpunim të Universiteteve të Lozanës, të Gjenevës, të Neuchatelit duke dërguar mbi 11’000 kandidatura fiktive në përgjigje të lajmërimeve të vendeve të lira të banimit. Kandidatët për banim që kanë mbiemër kosovar apo turkë marrin më së pakti përgjigje për të vizituar banesat.
Mundemi të kemi hipoteza të ndryshme për rezultatet e këtyre studimeve që tregojnë që komuniteti shqiptar në Zvicër është i diskriminuar në disa fusha po mundemi të supozojmë që paragjykimet dhe steriotipet kanë përgatitur « terrenin » që ende komuniteti shqiptar nuk po arrin në aspektin kolektivë të gjejë vendin e vetë.
Vitet 90 në Zvicër kanë qenë vite të përciellur shumë nga mediat për trafikun e drogës, trafik ku kanë qenë të përfshirë nga disa pjesëtar të komunitetit shqiptar. Prania e disa pjesëtarëve të komunitetit shqiptar në burgje zvicrane ende përcillet me interpretim jo shkencor por sipërfaqësor. Radikalizimi i disa të rinjëve dhe jehona mediatike për ketë temë të ndjeshme ndikon në imazhin e dhënë për gjithë komunitetin shqiptar.
Thuhet që kombet fituese janë ato që menaxhojnë mirë të huajtë të pranishëm në vendin e tyre,e në ketë optikë Zvicra ka dekada që është shkëputur nga konceptet e asimilimit të të huajëve dhe qasjet e tilla ku dëshmohet publikisht për diskriminimin e të huajëve tregon faktin që Zvicra merret seriozisht me ketë problematik.
Në Programin e Konfederatës Zvicrane për integrimin e të huajëve lufta kundër diskriminimit tani figuron qartë. I mbetët pjesëtarëve të komunitetit shqiptar të komunikojnë dhe të informohen për të drejtat dhe detyrat e tyre karshi organeve. Forcimi i organizimit të komunitetit shqiptar në aspektin kolektivë ndikon drejtpërdrejt në forcimin e rolit të sajë. Kyçja e organeve shtetërore të Kosovës e të Shqipërisë në ketë forcim është më së e domosdoshme. Fuqizimi i strukturave ekzistuese si shoqatave, institucioneve, platëformave shqiptare në Zvicër është qasje për integrim të suksesshëm dhe lidhje me shtetet shqiptare.
Guximi shtetëror duhet të shprehët edhe me vlerësim kolektivë të shoqatave dhe strukturave me mbështetje të projekteve ekzistuese dhe të reja. Vlerësim kolektivë për komunitetin shqiptar në Zvicër do ishte realizim të ndonjë projekti lidhësh dhe vlerësues në Kosovë e Shqipëri si për shembull ngritja e Muzeve të Diasporës. Një prani më e madhe e më organizuar e strukturave shtetërore të Kosovës e Shqipërisë në fuqizimin e shkollës shqipe në Zvicër është më se e domosdoshme për të mos të kemi ndërprerje të komunikimit jo vetëm në mes gjeneratave !.
Faktori ekonomik ka qenë, është, e do jetë urë lidhëse në mes Zvicrës dhe vendeve shqiptare. Kur flasim për guxim, shtetet shqiptare pranin e vetë edhe më të madhe ndoshta do mundin të realizonin me projekte në Zvicër si për shembull krijimin e Bankës të Diasporës me kapital shtetëror dhe me aksione të pjesëtarëve të biznesit dhe me klienta të komunitetit dhe anëtarëve të familjes në Kosovë e Shqipëri. I gjithë angazhimi individual, kolektivë dhe shtetëror do ndikojë në vazhdimin e integrimit të suksesshëm të komunitetit shqiptar në Zvicër dhe njëherit në parandalim kundër diskriminimit …


