Uji Dea

167 km/orë në vend të 50 km/orë – 5 vjet burg dhe dëbim për kosovarin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Me një makinë sportive me 612 kuaj fuqi, a tëbotë 21-vjeçari u përplas me makinën e një 43-vjeçareje, e cila vdiq 40 orë pas përplasjes.

Gjykata Administrative e Düsseldorf-it ka mbështetur dëbimin e të ashtuquajturit “raser i Moers-it”. Kosovari 28-vjeçar nga Duisburgu duhet të dëbohet në Kosovë pasi të vuajë dënimin e tij me pesë vjet burg, transmeton albinfo.ch. Gjykata e hodhi poshtë ankesën e tij kundër urdhrit të dëbimit të lëshuar nga qyteti i Duisburgut.

28 vjeçari ishte dënuar në vitin 2023 për një garë të paligjshme rrugore fatale. Të dielën e Pashkëve 2019, ai kishte kaluar me shpejtësi nëpër Moers me një makinë sportive me 612 kuaj fuqi – me 167 km/orë në një zonë 50 km/orë. Atëbotë 21-vjeçari u përplas me makinën e një 43-vjeçareje, nënë e dy fëmijëve. Gruaja vdiq 40 orë pas përplasjes.

Gjykata sheh “interes veçanërisht bindës për dëbim”

Mobi Casa

Gjyqtari Dennis Weishaupt e justifikoi vendimin duke përmendur një “interes veçanërisht bindës për dëbim” për shkak të dënimit. Për ta përkeqësuar edhe më shumë situatën, kosovari nuk kishte patentë shoferi në kohën e aksidentit dhe iku nga vendi i ngjarjes pa e ndihmuar gruan e plagosur rëndë.

Kosovarit të dënur iu diagnostikua tipare personaliteti narcisiste dhe antisociale, përcjell albinfo.ch. Këta faktorë luajtën një rol në vlerësimin e gjykatës.

Edhe më tutje mund të paraqitet ankesë kundër vendimit. Gjykata e Lartë Administrative për Landin e Rhine-Westfalisë Veriore do të vendosë më pas për ankesën.

https://www.albinfo.ch/167-km-ore-ne-vend-te-50-km-ore-5-vjet-burg-dhe-debim-per-kosovarin/
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.