Hidromorava

Shqipëria shënon fitoren e parë në kualifikimet e Botërorit 2026, mposht Andorrën në shtëpi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Andorrës në kuadër të rrethit të dytë kualifikues për Botërorin e vitit 2026.

Si në posedimin e topit ashtu edhe në atë të krijimit të rasteve, të besuarit e Sylvinhos ishin superior ndaj kundërshtarëve.

Për t’i dhënë epërsinë Shqipërisë u përkujdes Rey Manaj i cili në minutën e nëntë realizoi me kokë për rezultatin 1-0.

Ai nuk u ndal më kaq dhe vetëm 10 minuta më vonë realizoi sërish, kësaj radhe pas asistimit të Armando Brojës për rezultatin 2-0.

Manaj pati një mundësi për të realizuar het-trik qysh në pjesën e parë, por portieri mysafir Iker Alvarez bëri një pritje për t’ia mohuar atë.

ARKATANA

Në pjesën e dytë pati një rënie të ritmit të lojës nga Shqipëria dhe u duk sikur ata ishin të kënaqur me epërsinë që kishin krijuar nga pjesa e parë.

Megjithatë, në minutat e fundit të ndeshjes listës së golashënuesve iu bashkua edhe Myrto Uzuni i cili devijoi për mrekulli një top brenda zonës për rezultatin përfundimtar 3-0.

Kjo është fitorja e parë për Shqipërinë në këtë cikël kualifikues pas disfatës që pësuan në ‘Wembley’ me rezultat 2-0 ndaj Anglisë.

Pas kësaj fitore Shqipëria shkon në kuotën e tri pikëve dhe mban pozitën e dytë në tabelë, por është me pikë të barabarta me Letoninë e vendit të tretë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.