Fundamenti

Sa më i vjetër, aq më i mirë: Bekim Balaj fiton “Këpucën e Artë” në Shqipëri

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Sikur vera, sa më i vjetër, aq më i mirë, Bekim Balaj po vazhdon me paraqitje të mira në Katëgorinë Superiore të Shqipërisë.

Me 18 gola në 36 ndeshje gjatë sezonit 2023-2024, Bekim Balaj është fituesi i “Këpucës së Artë” në kampionatin “Abissnet Superiore”.

Balaj shënoi gola të rëndësishëm dhe me skuadrën e Vllaznisë, luftoi deri në fund për titullin kampion, duke arritur me plot meritë në “Final Four”.

Mobi Casa

Çmimin e “Këpucës së Artë” ia dorëzoi legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari, i cili e përgëzoi Balajn dhe e uroi për më shumë sukses në të ardhmen.

Edhe në sezonin aktual (2024-2025), Bekim Balaj vazhdon të kryesojë renditjen e golashënuesve në kampionatin “Abissnet Superiore” me 13 gola./GazetaExpress/