Mobi Casa

Shqipëria mposhtet nga Ukraina në shtëpi, bie në Ligën C

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kombëtarja e Shqipërisë sonte e zhvilloi ndeshjen vendimtare të Ligës së Kombeve.

“Kuqezinjtë” ishin plotë shpresë që me një fitore sot do të kalonin në vendin e parë dhe do të siguronin Ligën A.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi Shqipëria pësoi disfatë shokuese në “Air Albania” nga Ukraina.

Ukrainasit fituan 2-1, duke shënuar dy gola të hershëm në pjesën e parë, shkruan Gazeta Express.

Zinchenko në minutën e pestë dhe Yaremchuk në të 10-tën ishin golashënuesit e Ukrainës sonte.

Fundamenti

Ndërkohë, dy gola të Ukrainës iu kundërpërgjigj Nedim Bajrami me një gol nga penalltia në minutën e 75-të, por që nuk ishte i mjaftueshëm për të nxitur një kthim rezultati.

Kështu, Shqipëria e përfundon kampanjën e Ligës së Kombeve në pozitën e katërt në grupin 1 të Ligës B, me shtatë pikë të tubuara në gjashtë ndeshje.

Kombëtarja kuqezi me këtë rezultat ka rënë nga Liga B, duke përfunduar në Ligën C.

Nga grupi do të kalojë tutje si e para Çekia me 11 pikë, derisa Ukraina shkon në play-off e Ligës A, derisa Gjeorgjia në play-offin e Ligës B./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.