Shqipëria gaboi, sepse nuk e “djegi”! Adrian Bajrami ende e ka si opsion Zvicrën

Adrian Bajrami është mbrojtësi shqiptar që dje gjatë ditës firmosi kontratë profesionale me klubin e Benfica-s.
Bajrami firmosi kontratë profesionale me skuadrën e famshme nga Portugalia deri në vitin 2029, shkruan Indeksonline
22-vjeçari më parë ka qenë pjesë e grupmoshave të reja te Zvicra, kurse ka pasur tri paraqitje me Shqipërinë.
Por, Bajrami nuk është “djegur” nga fanella “kuqezi”, pasi ka luajtur vetëm në ndeshjet miqësore. Prandaj, si opsion tani ka edhe Zvicrën, por edhe Kombëtaren e Kosovës.
Kur zgjodhi të luante për Shqipërinë, Bajrami tha: “Jam shumë i lumtur të jem pjesë e Kombëtares. Shpresoj të ambientohem sa më shpejt dhe të arrijmë te ndeshja”
“Unë jam shqiptar. Jam lindur dhe rritur në Zvicër kam kaluar shumë vite me futbollin në Zvicër, pastaj kalova te Benfica, por unë ndihem shqiptar”.
Bajrami ishte ftuar tri herë nga ish-trajneri Edoardo Reja gjatë vitit 2022 te Shqiëpria.
Por, ka kohë që nuk është ftuar nga Shqipëria, prandaj tani do jetë një “luftë” e madhe për ta marrë mbrojtësin. Si nga Zvicra, Shqipëria dhe Kosova./Indeksonline/