Fundamenti

Shqipëria e mposht Serbinë vetëm me disiplinë dhe lojë cilësore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Arif Ejupi – Ndeshja e 7 qershorit kundër Serbisë, e vlefshme për kualifikim në Botërorin 2026, që do të mbahet në Kanada, Meksikë dhe SHBA, nuk është vetëm një sfidë sportive, por është edhe një provë e karakterit tonë si komb dhe si qytetarë të një shteti evropian, demokratik e të civilizuar.

Jemi të vetëdijshëm se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, me qëllim të qartë politik, dëshiron të provokojë me deklarata e qëndrime që nxisin tensione, për të shfrytëzuar qoftë edhe incidentin më të vogël si alibi për propagandë dhe destabilizim.

Prandaj, le të mos i japim asnjë pretekst. Le t’i tregojmë botës se ne shqiptarët dimë të festojmë me pasion dhe maturi.

Fuqia jonë nuk është në fishkëllima, ofendime apo konfrontime, fuqia jonë është në dinjitetin tonë, në dashurinë për fanellën kuqezi dhe në përkrahjen e pastër për ekipin tonë kombëtar.

FIDANISHTJA

Le ta fitojmë këtë ndeshje me etikë sportive, me përkrahje korrekte nga tribunat, pa asnjë veprim që mund t’u shërbejë provokatorëve dhe politikave të vjetra armiqësore të Serbisë.

Shqipëria është Evropë ! Shqipëria është qytetari!. Shqipëria është krenari!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.