Fundamenti

Jashari përfshihet në formacionin e javës në Ukrainë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Muharrem Jashari është përfshirë në formacionin e javës në Superligën e Ukrainës.

Futbollisti kosovar dha kontribut të madh në fitoren e LNZ Cherkasy ndaj Rukh Lviv me rezultat 1:0, shkruan “Gazeta Express”.

Në ndeshjen e së shtunës, në kuadër të xhiros së 18-të, përfaqësuesi kosovar e dhuroi asistimin për golin e fitores, të shënuar qysh në minutën e tretë nga Vyacheslav Tankovskiy.

Për këtë, faqja e specializuar për vlerësimin e lojtarëve – Sofascore e ka përfshirë 27 vjeçarin në ekipin ideal të javës së 18-të, duke e vlerësuar me notën 8.2.

Mobi Casa

Në këtë ekip është përfshirë edhe futbollisti shqiptar, Arinaldo Rrapaj, i cili luan me ekipin FC Kolos Kovalivka, derisa u vlerësua me notën 8.1 në mesfushë.

Jashari e kompletoi ndeshjen, ndërsa e mori një karton të verdhë në fund të pjesës së parë.

Jashari i ka realizuar nëntë gola dhe i ka bërë gjashtë asistime në 19 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat në kampionatin ukrainas. /Gazeta Express