Fundamenti

Shpresa T. Gjonbalaj – një artiste e madhe e pikturës

/ 11 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Thonë, artistët e artit piktural nuk duhej të vdisnin. Ata janë të pavdekshëm. Ata janë hijeshija e botës. Janë shpirti dhe bukuria e atdheut. Pa artistë, bota nuk do të ishte e bukur. Pse jo? Bukurinë e botës e bëjnë artistët me veprat e tyre artistike. Pra, nuk ka me artistët! Ata janë “botë” e çuditshme në jetë. Jetojnë me ngjyra, vija, pejsazhe, akuarele, portrete, natyrë të qetë etj. Kësaj rruge të artit të bukur, ka herë është nisur me shumë sukses edhe Shpresa T. Gjonbalaj, piktore nga Peja. Ajo është mbesa e Adem Kastratit, një piktor i madh i kombit nga Karaçeva e Dardanës. 

Kjo piktore po e pushton botën me artin e saj të veçantë. Është një artiste e madhe e pikturës. Ajo jeton me artin e bukur të jetës. Sikur arti dhe Ajo janë “takuar” për t’mos u ndarë përgjithmonë. Pra, aty është fuqia e botës artistike e kësaj piktorjeje, e cila, me punën e saj si artiste, po e pushton botën.

Shpresa T. Gjonbalaj është e lindur, më 13 janar të vitit 1976, në Pejë. Ajo ka studiuar në Qendrën Universitare për Studime Albanologjike – Tiranë, Departamenti: Histori e Arteve. Këto studime i ka bërë në fillim të vitit 2013. Me kohë i ka të përfunduar të gjitha provimet e shkollës doktorale pranë Universitetit të Prishtinës – Fakulteti i Arteve, gjatë vitit 2002. Është magjistër e pikturës. Këtë “gradë” shkencore e ka marrë në Fakultetin e Arteve Dega: Artet figurative: Drejtimi-Pikturës, pranë Universitetit të Prishtinës. Jo vetëm kaq.

Ajo me kohë ka filluar të merrej me krijimtari artistike. Gjer më tani ka pasur disa ekspozita kolektive dhe personale në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Kështu, ekspozitat personale të Shpresa T. Gjonbalaj janë të shumta e më të ndryshme duke filluar nga maji i vitit 2016 “In the middle of real and imaginary”M.A.D Gallery, Milan, Itali, shtator, 2016 , ekspozitë personale në Galerinë e arteve në Pallatin e Kultures- Lezhë, Shqipëri; tetor viti 2016, ekspozitë personale në Galerinë e Arteve “Nikolet Vasia”në Durrës, Shqipëri etj.

Ndërsa, ajo ka pasur edhe një numër të shumtë të ekspozitave kolektive, të cilat janë pritur mjaft mirë nga artdashësit e artit piktural. Këto ekspozita kolektive janë hapur në Prishtinë, Pejë dhe në vende të ndryshme të botës, si: më 1997 ekspozitë e studentëve të fakultetit të Arteve-Prishtinë, më 1999 – ekspozitë kolektive, Qendra e të Rinjve në Kompleksin (ish B. e Ramizi) në Prishtinë, më 2001, ekspozitë kolektive “Spektri 2001”e SHAFAR- Pejë, më 2007, ekspozitë kolektive për Festën e Flamurit- në Galerinë e Arteve – Shtëpia e Kulturës-Pejë; më 2008- ekspozitë kolektive për Ditën e çlirimit të Pejës në Galerinë e arteve –Shtëpia e Kulturës-Pejë; më 2009 – ekspozitë kolektive për Festën e Flamurit në Galerinë e Arteve –Shtëpia e Kulturës-Pejë; më 2010- Kolonia Artistike “Bjeshkët e bardha” në Rugovë; më 2014; më 2015 (mars)-Fier-Shqipëri; më 2015 (maj) – ekspozitë ndërkombëtare “Exhibition Art on the Clouds” Ëuxi City, Shanghai,China; më 2015 (maj) – Exhibitions Exaltneëart- M.A.D Gallery, Milan, Itali e në dhjetëra vende të botës.

Tash për tash ajo është udhëheqëse e Institutit Regjional për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturo-historike (QRTK) Pejë. Në këtë post, ajo menaxhon dhe monitoron asetet e trashëgimisë kulturore në komunat e regjionit të Pejës (Pejë, Klinë, Istog, Deçan, Junik).

Siç dihet, ajo (Shpresa) ka të kryer gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë. Ajo më herët ka punuar si mësimdhënëse e lëndës së artit figurativ, duke u përkujdesur për realizimin cilësor dhe sasior të planit dhe programit mësimor për lëndën përkatëse mësimore. Ishte bashkëpunëtore për aktivitete kulturore në Ministrinë për Rini dhe Sport. Ka mbajtur kurse të ndryshme, si: gjuhë angleze, kurse të programeve të kompjuterit, trajnime profesionale në fushën e trashëgimisë kulturore etj.

Për artin saj kanë shkruar disa nga studiuesit tanë. Siç dihet, piktura e saj është moderne, e gërshetuar me vlera të veçanta artistike që pasqyron të tashmen, nëpërmjet të së kaluarës, i cili art e bënë piktoren kosovare të dallohet për mjeshtërinë e saj artistike, ku artin e pikturës e vendos si kërkim i ekuivalencës mes reales dhe modernes artistike. Pra, piktura e saj është një imagjinatë e pasur me kolorit aktual, e cila përshkohet me insistimin e autores për të definuar kufirin ndarës mes të bukurës dhe të shëmtuarës.

Uji Dea

Këtu, në pikturat e Shpresa T. Gjonbalaj, vërehet qartë shpresa dhe dëshpërimit, por edhe optimizmi e pesimizmi, të cilat reflektojnë si rrjedhojë duke pasqyruar realitetin shoqëror përmes shprehjes figurative. Kjo artiste e madhe pejane di ta përdor gjuhën e kodeve dhe të shenjave për art të bukur. Ajo (Shpresa) ka pretendime të jetë zë i shoqërisë, të transmetojë realitetin dhe dërgoj mesazhe të forta atje ku e joshin artin e saj të rrallë e të veçantë.

Veprat e Shpresa T. Gjonbalaj janë vlerësuar nga kritikët e shumtë, ku nuk kanë munguar as çmimet dhe mirënjohjet e ndara ndërkombëtare, si janë: më 2015 (nëntor) – Fitues i çmimit të pare në Pikturë në “M.A.D. World Art Aëards 2015”; më 2015 (shtator)-Honorable Aëard Friouato Biennial 2015, Taza, Kingdom of Morocco; më 2015 (tetor) – Honorable Mention- London International Creative Competition LICC, London etj.

Piktura e saj është imagjinata dhe inspirim i qiltërt ndaj natyrës dhe femrës në përgjithësi. Në pikturat e saj si sinonim është e bukura apo e madhërishmja. Këtu në pikturat e saj prezantohet natyra e virgjër e Rugovës, kryesisht pjesa e Dukagjinit etj. Stili i saj është me një kolorit tërheqës dhe joshës për të gjithë artdashësit. Në pikturat e Shpresa T. Gjonbalajt gjejmë stilin ekspresiv, ku aty reflektohet temperamenti dinamik i paraqitjes së artit piktural. Aty artistja i paraqet koloritin e ngjyrave intensive, e cila “punë” është një kontrast koloristik i rrugës së saj në artin e pikturimit.

Siç mësojmë, këtë “mjeshtri” arti, Shpresa e ka filluar nga fëmijëria. Talenti i saj është parë nga pikturat e para, sepse, ajo në gjak e në shpirt e ka pejsazhin e natyrës së “gjallë”. Këto pejsazhe të saj janë shumë tërheqëse dhe joshëse. Të duken sikur natyra frymon e gjallëron aty-për aty. Reflektojnë ngjyrat, koloriti, imazhi, hijezimi artistike dhe temperamenti i shijes së bukur. Është kjo fuqi magjike e saj, e cila fuqi paraqitet tek koloriti i saj në shumë dimensione të kësaj fushe të dijes.
Adem Lushaj, një kritik arti, në një shënim të tij, shton se, pikturat e saj përgjithësisht pasqyrojnë realitetin social, kufirin ndarës mes reales dhe imagjinares, të bukurës dhe të shëmtuarës, shpresës dhe dëshpërimit, optimizmit e pesimizmit, mbi të gjitha ëndrrës për progres, perspektivë, për të ardhme më të mirë. Ndaj përmes shprehjes figurative pretendon të jetë zë i shoqërisë, të transmetoj realitetin dhe dërgoj mesazhe.

E, skulptori i mirënjohur në Shqipëri, Idriz Balani, pasi ka falënderuar artisten kosovare, sikurse edhe gjithë vizitorët e ardhur nga Kosova, ka thënë se për durrsakët është nderim hapja e një ekspozite të tillë, ngase Gjonbalaj me këto punime në pikturë, është e mirëpritur në çdo shtet, jo vetëm në Shqipëri. Sipas tij, punimet e Gjonbalaj janë konkrete, duke ndërlidhur botën reale me atë ireale, e sidomos përdorimi i ngjyrave intensive, bëjnë që punimet e saj të jenë më të veçanta. Vlerësim të ngjashme si të Balanit, ka dhënë edhe piktori i njohur, Buron Kaceli, i cili për vite të tëra ishte Drejtor i Galerisë Kombëtare në Tiranë.

Po ashtu, edhe Ramadan Musliu, një kritik i artit letrar e pamor nga Prishtina, lidhur me artin e Shpresa T. Gjonbalajt ka shtuar, piktura e saj imponohet për një diapazon të gjerë motivor. Destruktimi i figurës njëkohësisht e fillon procesin aktiv të rindërtimit të pamjes së re sa impresionit që lë ky proces është pikërisht pasojë e çrëndomtësimit të figurës. Pra, nga procesi i tretjes së figurës mbase dikush mund të presë që të fillojë edhe një kontrastim i mbetjes nga materiali i figurës me rrethanorët e mjedisit. Përceptimi i ngjyrës, thellësisë së saj dhe raporteve koloristike përbrenda vjen duke e rikrijuar pamjen e figurës së humbur dhe duke i dhënë një formësim tjetër, artistikisht aktiv në veprimin në shqisa”.

Kjo është Shpresa T. Gjonbalaj, një piktore e madhe e artit piktural, e cila po e pushton botën me veprimtarinë e saj artistike./tefik selimi/rajonipress/