ARKATANA

AGK-ja e mirëpret rrëzimin e Ligjit të KPM-së nga Gjykata Kushtetuese

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar këtë të mërkurë se e ka shfuqizuar Ligjin 08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave, pasi ka gjetur se disa prej neneve të tij janë në kundërshtim me Kushtetuën e Kosovës.

“Gjykata konstatoi se Ligji nr. 08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave duhet të shfuqizohet dhe i njëjti të rishikohet bazuar në gjetjet e Aktgjykimit”, thuhet në njoftimin për media.
Disa prej shkeljeve të gjetura kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve, shkarkimit të kryetarit, kompetencave të KPM-së dhe të tjera.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, bashkë me juristen e medias, Flutura Kusari e kishte dërguar opinionin e kërkuar nga Gjykata për këtë Ligj, dhe e mirëpret vendimin për shfuqizim, duke besuar se duhet një ligj i ri, me debat dhe përfshirje të gjerë publike dhe në linjë me standardet evropiane, duke respektuar rekomandimet e Këshillit të Evropës.

Uji Dea

Pjesa kryesore e njoftimit për shkeljet është kjo:

Gjykata, njëzëri ka vendosur (i) të deklarojë kërkesat të pranueshme; si dhe (ii) të konstatojë se, nën-paragrafët 1.2 dhe 1.3 të paragrafit 1 të nenit 15 (Zgjedhja e anëtarëve të KPM) të Ligjit të kontestuar, nuk janë në përputhshmëri me nenin 141 [Komisioni i Pavarur i Medieve] të Kushtetutës; (iii) të konstatojë se, nën-paragrafët 3.4 dhe 3.5 të paragrafit 3 të nenit 18 (Shkarkimi i Kryetarit dhe anëtarit të KPM-së) të Ligjit të kontestuar, nuk janë në përputhshmëri me nenin 7 [Vlerat] dhe nenin 141 [Komisioni i Pavarur i Medieve] të Kushtetutës; (iv) të konstatojë se, nën-paragrafët 2.4 dhe 2.5 të paragrafit 2 të nenit 4 (Kompetencat e KPM-së), paragrafi 5 i nenit 25 (Leja e transmetimit dhe ripërtëritja e tyre) dhe paragrafi 2 i nenit 43 (Rregullimi i pronësisë së të licencuarave/regjistruarave) të Ligjit të kontestuar, nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] të Kushtetutës; (v) të konstatojë se, pika 1.2.1 dhe pika 1.2.24, e nën-paragrafit 1.2 të paragrafit 1 dhe pikat 1.3.5 dhe 1.3.6 të nën-paragrafit 1.3 të paragrafit 1 të nenit 60 (Sanksionet me gjobë) të Ligjit të kontestuar, nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] të Kushtetutës; (vi) të konstatojë se Ligji i kontestuar, shfuqizohet; si dhe (vii) të refuzojë kërkesat për masë të përkohshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.