ARKATANA

Shkëlqyeshëm dhe frikshëm

/ 6 minuta lexim
GRANDEMALL

Nga Imer Mushkolaj – Isa Mustafa po thotë se gjendja në LDK qenka e shkëlqyeshme. Nuk ka faj. Mund të jetë e tillë për të, por jo edhe për elektoratin e kësaj partie që nuk duhet ta përkrah më politikën e tij të nënshtrimit, mashtrimit e viktimizimit, që veç për përfitime e privilegje është në gjendje të qeverisë edhe me dreqin.Nuk besoj se ka titull më të përshtatshëm se ky i kësaj kolumneje për të shprehur gjithë atë që po ndodh në skenën politike dhe sidomos në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa nuk ngurroi të vlerësojë se gjendja në partinë e tij është OK, madje pas gjithë asaj që ndodhi me votimin e Hashim Thaçit president.

“Gjendja në LDK është e shkëlqyeshme”, tha ai. Sipas Mustafës, ka probleme jashtë LDK’së, sepse po e sulmojnë LDK’në. “Po tentojnë që të gjitha llogaritë t’ia faturojnë LDK’së dhe kjo është e padrejtë, sepse LDK’ja është në këtë rast është parti shtetformuese dhe ka përgjegjësi ndaj shtetit”.

Një parti e tillë do të duhej të ishte model për të gjitha të tjerat, por edhe vetë Mustafa e di se nuk është ashtu siç deklaron. Pakënaqësi të mëdha kanë shpërthyer pas votimit të deputetëve të LDK’së për zgjedhjen e Thaçit president, ndërkohë që një fushatë përjashtuese dhe linçuese po vazhdon ndaj atyre deputetëve që refuzuan të marrin pjesë në seancë, duke respektuar kështu votën e qytetarit e jo diktatin e partisë. Kësaj atmosfere po i kontribuon më të madhe vetë Mustafa, i cili me një gjuhë të ashpër dhe toksike vuri në shenjestër të gjithë ata që nuk iu bindën diktatit të tij për ta bërë Thaçin president. Të gjithë ata që e kanë ndjekur në televizor seancën e Kuvendit e kanë parë momentin fort domethënës kur pas dhënies së shenjës nga Thaçi, Mutafa ngarend t’i bind deputetët që të votojnë për të. Akti i zgjedhjes së Thaçit president me votat e LDK’së, ndërkohë që ato vota ky subjekt politik i kishte fituar me premtimin se nuk do të vijë në pushtet me Thaçin, duhet të jetë moment reflektimi për të gjithë votuesit e kësaj partie. Ata duhet së paku ta pyesin veten nëse ia vlen të votojnë edhe më tutje për këtë subjekt që i mashtron dhe ua keqpërdor votën e tyre. A ia vlen t’i besohet më Isa Mustafës që nuk resht së përmenduri se LDK na qenka parti institucionaliste, ndërkohë që pakgjë ka të tillë në veprimet e veta dhe qeverisjen nga ai.

* * *

Një lider i përgjegjshëm partie do të duhej të reflektonte në një situatë të tillë. Do të duhej t’u përgjigjej pakënaqësive të elektoratit, e jo me gjuhë fyese të provojë t’i anatemojë të gjithë ata që nuk mendojnë dhe veprojnë si ai.

Deputetët e LDK’së që vendosën të mos marrin pjesë në seancë nuk bënë gjë tjetër, veçse respektuan votën e atyre që i zgjodhën në Kuvend. Të tjerët nuk vepruan kështu, madje pati nga ata që në përpjekje për t’u treguar “parimorë” e “institucionalistë” dhe për të arsyetuar pjesëmarjen në seancë, thanë broçkulla që nuk iu beson kush. Njëri nga ta madje, Agim Veliu, provoi të na shesë patriotizëm teksa tha se jo fotografinë e Hashim Thaçit, por të Ibrahim Rugovës do ta mbante në zyrë.

Hidromorava

Vetë e bëjnë president, e kinse s’po e pranojmë. E në anën tjetër gojën e kanë plot institucionalizëm e shtetndërtim. Hipokrizi e pështirë. Poshtërsi.

Ndërkohë, valën e pakënaqësisë së anëtarëve të LDK’së ndaj liderit të partisë dhe atyre që ua sollën Hashim Thaçin president, që u përcoll edhe me thyerje xhamash të zyrave të partisë në disa qytete, Mustafa dhe njerëzit rreth tij menjëherë e bënë pjesë të “shkollës së viktimizimit”, me të cilën kjo parti shquhet thuajse që nga themelimi.

Ende pa e konstatuar organet përkatëse se kush qëndron prapa këtyre veprimeve, Mustafa drejtoi gishtin kah kundërshtarët politikë. “Ne e shohim ketë si frustrim të njerëzve nga subjektet, të cilat deri me tash kanë organizuar dhunë dhe protesta”, tha ai. Në këtë mënyrë, Mustafa prejudikon fajësinë ose jo të dikujt, sfidon institucionet e rendit dhe drejtësisë. Logjikë e frikshme për një kryeministër.

Por në vend se të paragjykojë e linçojë kundërshtarët politikë, ai do të ishte mirë që të merret me frustrimin e elektoratit dhe të deputetëve të partisë së tij. Do të ishte mirë që atyre t’u jep përgjigje në shumë dilema të ngritura, do të ishte mirë t’u tregojë se pse i mashtroi kur iu tha të votojnë për LDK’në për ta shporrur Thaçin nga pushteti, e veproi krejt ndryshe, madje e bëri edhe president. Ai nuk e ka guximin ta bëjë një gjë të tillë dhe votuesit e LDK’së nuk duhet t’i besojnë më.

* * *

Do të habitesha fort po që se në zgjedhjet e ardhshme votuesit e LDK’së do t’i besonin sërish lidershipit të kësaj partie. Nuk besoj se ka arsye më të fortë që ata të reflektojnë dhe të reagojnë ndaj një politike të tillë të strucit, politike të nënshtrimit, të mashtrimit e viktimizimit, që veç për përfitime e privilegje është në gjendje të qeverisë edhe me dreqin. Ata duhet të mos i besojnë më Mustafës dhe ta ndalin në misionin e tij shkatërrues. Sa më parë, aq më mirë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.