Fundamenti

Çfarë forme ka uji?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Arben Kurteshi – “Nuk mund të negociohet me njerëzit që nuk lëvizin nga e veta, por duan pjesë nga e jotja.” – Kennedy.

Fundamenti

Çfarë forme mund të ketë marrëveshja me fqiun verior? Merr një enë me ujë dhe shikoje se çfarë forme ka. Për të kuptuar këtë, mjafton të vëresh fqinjin verior: ai i buzëqesh Evropës, i zgjat dorën Amerikës, nuk i vë sanksione Rusisë, josh Shqipërinë me kokrra gruri dhe i ofron Kosovës marrëveshje gojore për të hyrë në ferr.
A vërejte ndonjë formë?
Ky shtet është i paformë si uji, merr formën e mundësisë dhe rrugës, depërton në çdo plasaritje që gjen gjatë rrugëtimit dhe përhapet kudo. Kur bëhet nxehtë, avullohet dhe nuk mund ta kapësh.
Uji nuk njeh ligje, marrëveshje, besë, apo suverenitet. Prandaj është vendimtare që shteti të ndërtohet mbi themele të forta, ku uji nuk mund të depërtojë dhe ta rrezikojë shtetin tonë të ri!
Me fqiun tonë verior, vështirë është të arrihen marrëveshje të qëndrueshme; nëse arrihen, ajo nuk i zbatohen, dhe nëse i zbatohen, ndodh vetëm kur ka përfitime në kurriz të trojeve tona.
Marrëveshja e vetme është njohja dhe dëmshpërblimi.
Krijimi i një njësie ekonomiko-ushtarake Shqipëri-Kosovë./rajonipress/