Hidromorava

Shënohet rënie e ndjeshme e rasteve të dhunës në familje, si dhe e rasteve të vjedhjeve, rriten gjobat në trafik

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Sipas komandant Afrim Halilit, gjatë kësaj periudhe është vërejtur rritje e numrit të gjobave në trafik, si pjesë e masave për parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e një klime të sigurt për qytetarët.

KKSB vlerësoi gjendjen e sigurisë të qetë dhe u raportua për rënie të rasteve të vjedhjeve e dhunës në familje.

Është mbajtur sot e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), e cila u kryesua nga zv.kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu.

Gjatë këtij takimi, gjendja e sigurisë në komunë u vlerësua e qetë dhe stabile, pa incidente që do të cenonin rendin dhe sigurinë publike. Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili, prezantoi raportin mujor të situatës së sigurisë, duke theksuar se është shënuar rënie e ndjeshme e rasteve të dhunës në familje, si dhe e rasteve të vjedhjeve.

Sipas komandant Halilit, gjatë kësaj periudhe është vërejtur rritje e numrit të gjobave në trafik, si pjesë e masave për parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e një klime të sigurt për qytetarët.

Uji Dea

Ai potencoi gjithashtu angazhimin e vazhdueshëm të Policisë në aktivitetet e komunitetit, duke përmendur prezencën e tyre në turnirin sportiv në Skifteraj dhe atë që po mbahet aktualisht në Beguncë.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe përgatitja për menaxhimin e fluksit të shtuar të bashkatdhetarëve, të cilët pritet të vijnë gjatë sezonit veror për pushime në Kosovë.

Po ashtu, një temë tjetër e rëndësishme ishte çështja e menaxhimit të mbeturinave në Komunën e Vitisë, ku u theksua nevoja për angazhim të përbashkët të institucioneve dhe qytetarëve për të ruajtur pastërtinë dhe mjedisin.

Në fund të takimit u bë thirrje për bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve, policisë dhe qytetarëve, me qëllim të ruajtjes së rendit, sigurisë dhe mirëqenies së përgjithshme në komunë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.