Fundamenti

Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në trafik

/ 3 minuta lexim
ZN

Viti – Ulja e numrit të viktimave gjatë këtij vitit në aksidente të trafikut, sipas EVSB-së, është si pasojë e patrullimit policorë gjatë disa muajve dhe jo e rrugëve të mira!

EVSB, edhe në takimet e rregullta të KKSB-së, ka ngritur këto shqetësime lidhur me mungesën dhe dëmtimin e shenjave rrugore.

Nga vendndodhja në rrugën: Pozheran – Viti, dhe në fshatin Ramjan, për shikuesit po i paraqesim disa foto të rrugëve, dhe mungesa e shenjave në rrugë.
EVSB mendon se krahas mos kujdesit të vozitësve gjatë pjesëmarrjes në komunikacion, një problem në vete është edhe mungesa e sinjalizimit nëpër rrugët.

Kjo shpeshherë është shkak për aksidente trafiku në rrugët lokale të Komunës së Vitisë. Përveç mungesës së sinjalizimit, problem është edhe dukshmëria e vogël në rrugë, pasi mungon ndriçimi i mjaftueshëm në rrugët dytësore. Kështu vlerësohet nga EVSB lidhur me numrin e aksidenteve në këtë rajon.

EVSB vlerëson se ka mungesë të shenjave të komunikacionit, mungon ndriçimi në hyrje – daljet e vendbanimeve rurale, sidomos nëpër fshatra.

ZN

“Gjendja e rrugëve nuk është në nivelin e duhur. Sa i përket këtij rajoni, kërkohet të kemi një infrastrukturë më të mirë rrugore, me të gjitha elementet shtesë që e përbëjnë një rrugë të jetë e kompletuar. Probleme më të mëdha paraqiten në rrugën: Viti – Pozheran.

“Kemi disa aksidente trafiku brenda vitit në rrugën Viti – Pozheran, dhe kjo është pasojë e ngarkesës së rrugës, ku në këtë rrugë kalojnë edhe automjete të rënda, të cilat po e ngarkojnë dhe po e dëmtojnë rrugën, definitivisht duhet të gjendet një zgjidhje alternative. Dihet se ka mungesë edhe të shenjave të komunikacionit, mos pasja e kulturës së nevojshme të pjesëmarrësve në komunikacion, tejkalimet e shpejtësisë, dukshmëria e dobët e rrugës nëpër kthesa dhe tërë këta faktorë ndikojnë që të kemi një rrugë të rrezikshme”, thotë koordinatori i EVSB-së, për Komunën Vitisë, z.Emërllahu.

Por ulja e numrit të viktimave gjatë vitit të kaluar në aksidente të trafikut, sipas EVSB-së, është pasojë e patrullimit policorë gjatë disa muajve.

Mungesa e sinjalistikës rrugore është hasur edhe në disa rrugë të fshatrave të Komunës së Vitisë, sidomos në fshatin Ramjan, ku mungojnë shenjat orientuese dhe treguese, por edhe vijat e bardha ndarëse nuk ekzistojnë fare. Kjo më shumë krijon vështirësi në rrugë, dhe çorientim (huti) të drejtuesve të automjeteve motorike, thuhet në reagimin e EVSB-së./rajonipress/