Mobi Casa

Shefqet Kaqaniku ishte krenaria e kombit dhe gur themeltar i arsimit shqip…

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në zyrën e drejtorit të Shkollës fillore “Agim Ramadani” në Zhegër, qëndron lart e krenar fotografia e mësuesit Shefqet Kaqanikut. Qëndron dhe, secili qytetar, që hyn brenda, sytë i shkojnë kah kjo foto e atdhetarit dhe arsimdashësit të madh të shkollës shqipe. Shefqet Kaqaniku ishte vërtet mësues i dalluar në fshatin Zhegër gjatë vitit 1947-1951. Ai ishte i lindur, më 3 janar të vitit 1926, ndërsa vdiq më 31 janar të vitit 1951.
Shefqet Kaqaniku ishte e mbeti krenaria e kombit shqiptar.

Ai punoi si mësues në shkollën fillore në Zhegër, Malësia e Karadakut. Ishte intelektual i dalluar i asaj kohe, i cili tek shkollarët dhe popullata e kësaj ane ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme. Pse jo? Thonë se, Shefqeti ka qenë punëtor i madh i arsimit. Ai punën e ka respektuar shumë. Popullata e kësaj ane e ka dashur dhe gjithnjë fliste fjalë miradije për mësuesin e tyre Shefqet.

Por, edhe fëmijët e fshatit tregonin e rrëfenin për frymën atdhetare të mësuesit të tyre. Po ashtu, fjalë miradije ka edhe mësuesi Ilaz Jashari, qytetar gjilanas, i cili, edhe sot rrëfen shumë ngjarje për figurën e mësuesit në fjalë. Ai (Ilazi) në veprën e tij dokumentar “Jeta e ka rrugën e saj” flitet me pietet për figurën e madhe të Shefqet Kaqanikut, mësues. Ai shton se, mësuesi Shefqet ishte dhe mbeti një gur themeltar i shkollës shqipe. Pse jo?

Shefqet Kaqanikun ishte njeri i përkryer i çështjes atdhetare. Ai shkëlqeu në profesionin e tij prej mësuesi. Përherë në shkollë e në takime me qytetarë jepte mesazhe për ta ardhmen e popullit e vendit të tij. Thoshte: “Nuk ka fuqi më të fuqishme se shkolla dhe arsimimi i të rinjve. Vetëm shkolla është arma më e fortë e armikut”! Ai qe mësuesi i njohur e i dalluar në Prizerën. Një mësues atdhetar e punëtor. Mësues i veprimeve të mëdha. Fund e krye – mësues i merituar. Si i rinj, ato vite, Shevqet Kaqaniku ishte pjesëmarrës i luftës antifashiste në Kosovë. Sigurimi Shtetëror e kishte në plan që mësuesin Shefqet ta largojë nga Prizereni.

Për atë kohë, regjimi serb e konsideronte si një njeri i rrezikshëm për shtetin e Jugosllavisë. Andaj, atë e urrenin, për faktin se e kishin hetuar se punonte natë e ditë kundër tyre. Atë kohë, ky njeri atdhetar, publikisht kishte reaguar kundër shpërnguljes së shqiptarëve për Turqi. Sigurimi i atëhershëm Shtetëror (UDB-a) shpesh zuri ta ftojë nëpër biseda informative, sidomos gjatë natës. E maltretonin psiqikisht duke pyetur për çdo gjë që u interesonte. Ky fliste, por përgjigja e tij ishte e matur dhe e guximshme. E kuptonin të tjerët, të UDB-së se kishin punë me një intelektual të madh të kohës.

Eco Higjiena

Njerëzit e shtetit e pyesnin Shefqetin: “Ai e din mirë se përse të kemi ftuar në këto biseda informative”? Shefqet Kaqaniku u bënte se s’po e kupton qëllimin e pushtetit serb. Ja si rrëfen vepra e autorit në fjalë: “ Shefqeti u kishte thënë njerëzve të Sigurimit Shtetëror: “Unë për Turqi nuk mund të shpërngulem. Përse nuk mund të shpërngulesh për Turqi, i thonë? – Ti e di gjuhën turke dhe e flet bukur? – “Po, tha Shefqeti, – unë di ta flasë gjuhën turqishte, por unë nuk jamë turk. Unë jam shqiptar….” I drejtohen: “Çka ka lidhje pse je shqiptar, ju e keni të njëjtën fe”.

Kur e shohin se Shefqet Kaqaniku është kokëfortë, zyrtarët e shtetit serb ia bëjnë punët ngushtë duke iu kërcënuar: “Ose do të shpërngulesh për Turqi, ose do të likuidojmë”!
Kur e pa vendosmërinë e njerëzve të Sigurimit, se ai nuk ka vend sipas tyre dhe duhet të largohet nga Przereni, Shefqeti u thotë atyre: “Unë do të shpërngulesha nga Prizereni, nëse ma mundësoni shkuarjen time për Shqipëri. Aty ku flitet gjuha ime amtare”. Shefqetit i thanë: “Nesër bëhu gati se do të shpërngulesh për Shqiperi”! Të nesërmen atë e sollën gjer në kufi. Ai shkoi në Shqipëri.

Në Tiranë, Shefqeti kishte shumë shokë të luftës. Sigurimi Informativ e ftoi Shefqet Kaqanikun në bisedë informative. Shefqeti u rrëfeu tërë ngjarjen se si Sigurimi Shtetëror i Jugosllavisë, nga torturat e mëdha, që po ushtron mbi shqiptarët, po e detyron të shpërngulen për Turqi. Nëse shteti i Shqipërisë nuk ndërmerr diçka që Sigurimi Shtetëror i Jugosllavisë ta ndërprejë dhunën mbi Shqiptarët, Kosova do mbetej pa shqiptarë, u kishte thanë Shefqeti, një mësues i madh i shkollës shqipe.

Thonë, nga ky moment “gjendja” pati ndryshuar për të mirë të shqiptarëve. Shefqeti ishte mësues me profesion, të cilin profesion e ushtroi gjerë në pension. Shqiptaret kërkuan shpëtim duke u shpërngulur për Turqi. Ata asgjë s’kanë të përbashkët me turqit, pos fesë. Shqiptarët kanë gjuhën e tyre, zakonet dhe doket.

Ata e dinin mirë që Sigurimi Shtetëror në krye me Aleksandër Rankoviqin, i cili ka bërë organizimin e shpërnguljes së shqiptarëve për Turqi. Këtë histori të dhimbshme e din i madh e i vogël kosovar. Edhe mësuesit e kohës së tij, si Bajram Shabani, Mejdi Kadriu e të tjerë, flasin sot me pietet për mësuesin Shefqet Kaqanikun. Ai ishte e mbeti krenaria e kombit shqiptar! Ishte një figurë e madhe e arsimit shqip. /tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.