FITORJA

Mbahet një takim me veteranet e arsimit në komunën e Vitisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Organizuar nga Drejtoria për Arsim, Shoqata e Shkrimtarëve “Ramadan Musliu” dhe nën patronatin e kryetarit të komunës Sokol Haliti, është mbajtur sot një takim me veteranet e arsimit, të cilët kanë punuar gjatë asaj periudhe, respektivisht në kohën kur shkollat ishin të mbyllura nga pushteti serb.

Në këtë takim, që filloi me një minutë heshtje në shenjë nderimi për veteranet që sot nuk janë në jetë, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili mes tjerash ka shprehur falënderim në emër të Institucioneve komunale dhe qytetarëve të komunës së Vitisë, për përkushtimin dhe angazhimin për mbajtjen gjallë të arsimit në periudha të vështira.

Ai tha se komuna e Vitisë, për dallim nga komunat tjera, Vitia është ballafaquar me më shumë vështirësi, sidomos në periudhën e viteve të 90-ta, për shkak të specifikave.

FIDANISHTJA

Një fjalë rasti mbajti edhe Arta Ajeti, drejtoresh e Arsimit në Viti e Zymrije Salihu nën kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve “Ramadan Musliu”.

Në këtë takim, u evokuan kujtimet e asaj kohe, vështirësitë dhe rreziqet për çka një numër i konsiderueshëm i atyre mësimdhënësve që pjesa më e madhe sot janë veterane të arsimit, e gjithashtu u kujtuan edhe ata që sot nuk janë në jetë. Edhe mësueset që folën në këtë takim, shprehën falënderim për Zymrije Salihun dhe organizatorët për këtë takim shumë të domosdoshëm.

Në fund, Institucionet komunale, ndanë mirënjohje për protagonistet, veteranet e arsimit, që përkundër sakrificave, kanë arritur të përcjellin shumë breza nxënësish dhe për asnjë çast nuk kanë lejuar të ndërpritet mësimi dhe të mbyllen shkollat shqipe./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.