Eko Higjiena

SHBA-të dhurojnë donacion për Prokurorinë Themelore të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Prokurorinë Themelore të Gjilanit është bërë pranim-dorëzimi i pajisjeve: video konferenca, arkiv, dublikues DVD dhe pajisje përkthimi, të dhuruara për këtë prokurori nga Departamenti i Byrosë Shtetërore për Çështjet e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Pranim-dorëzimi i këtyre pajisjeve është bërë nga drejtoresha e Zyrës për Evropë dhe Azi pranë Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, Erin Sawyer dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku.

Lidhur me rëndësinë e këtyre pajisjeve në ngritjen e efikasitetit në punë për sistemin prokurorial të Kosovës, përmes video konferencës ka folur kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj. Ai tha së përmes donacioneve të Ambasadës amerikane, prokuroritë e Republikës së Kosovës janë kompletuar me pajisje të ndryshme, e që përdorimi i tyre në të ardhmen do të lehtësojë mbajtjen e takimeve dhe do të rrisë efikasitetin e tyre.

Mobi Casa

Kryesuesi Isufaj më tej tha se kontributi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përgjithësi ka ndihmuar në rritjen e sigurisë nëpër prokurori, sidomos sigurisë së ruajtjes së lëndëve dhe në përmirësimin e menaxhimit të prokurorive.

Ndërsa kryeprokurori Maloku, pasi ka folur për rëndësinë që këto pajisje kanë për prokurorinë që ai udhëheq, ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimet e tij për ndihmën e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë prokurori./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.